Flamurtari dënohet nga UEFA
 Vllaznia likuidon tri pagat

Flamurtari dënohet nga UEFA<br /> Vllaznia likuidon tri pagat
Marrin fund përgjithmonë problemet financiare te Vllaznia. Të paktën ky është premtimi që ka bërë administratori i ri i ekipit të Vllaznisë, Astrit Gjyrezi për mediat gjatë prezantimit të lojtarit më të ri që i është bashkuar grupit, Endri Vrapi. Gjyrezi është shprehur për mediat se lojtarët kanë marrë të gjitha pagat e prapambetura deri tani dhe ka premtuar se në vazhdim nuk do të ketë krizë financiare, pasi klubi ka siguruar të ardhurat e mjaftueshme për të përballuar edicionin. Tashmë lojtarët e Vllaznisë nuk do të kenë më justifikimin e pagave për rezultatet e dobëta duke u dhënë ultimatum të fokusohen maksimalisht në objektiva. Kështu tashmë fillon një erë e re për ekipin e Vllaznisë pas marrjes së drejtimit nga Armando Cungu.

Ndërkohë që Endri Vrapi pas prezantimit është shprehur i lumtur me lëvizjen nga Partizani te Vllaznia, pasi do të ketë më shumë minuta në dispozicion dhe për të dy palët do të jetë me interes, pasi shkodranët kanë nevojë më shumë se kurrë për eksperiencë në këto momente për të shmangur rënien.

Flamurtari
Ndodh ajo që pritej dhe që Flamurtari i trembej më shumë se kurrë, UEFA i ka hequr 3 pikë nga renditja e përgjithshme këtë edicion për shkak të vonesës në shlyerjen e detyrimit ndaj futbollistit Toni Pezo. Klubi kishte një borxh prej 17 500 Eurosh ndaj kroatit për detyrime të pashlyera në periudhën 2010-2012, kohë kur Flamurtari menaxhohej nga Bashkia Vlorë, dhe pas ankimimit të Pezos, FIFA i bërë një paralajmërim të fundit ndaj klubit dhjetorin e kaluar. Flamurtari pretendon se borxhi ndaj kroatit është shlyer. Në këtë mënyrë Flamurtari zbret në kuotën e 13 pikëve, i parafundit. Ndërkohë që Besnik Krasniqi nuk do të jetë më lojtar i Flamurtarit edhe pse u prezantua, pasi Gjilani në Kosovë nuk i jep dokumentet.

Tirana
Pas largimit të Frashërit, Tirana ka siguruar portierin e ri, i cili do të jetë Ilir Avdyli nga skuadra e Hajvalisë në Kosovë. Avdyli spikati në ndeshjen miqësore ndaj Apolonisë edhe pse Tirana humbi duke bindur drejtuesit që të firmosnin një kontratë 1.5 vjeçare me të drejtë rinovimi.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë