Flamurtari i sfidon në Shkodër, Ndriçim Shtubina: Vllaznia garë në dy fronte, luajmë me formacionin më të mirë

Flamurtari i sfidon në Shkodër, Ndriçim Shtubina: Vllaznia garë në dy fronte, luajmë me formacionin më të mirë

Ndriçim Shtubina

Vllaznia dhe Flamurtari luajnë të mërkurën në 17:00 për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Takimi i "Loro Boriçit" është me ndeshje teke, teksa kuqeblutë kërkojnë të vijojnë më tej.

Për mediet para ndeshjes foli Ndriçim Shtubina, ndihmës-trajneri i shkodranëve. Ish-sulmuesi tha se Vllaznia do jetë në garë për të dy trofetë, duke kaluar një formë të mirë me pesë fitore radhazi në Superligë. Shtubina thotë se dueli me vlonjatët do jetë edhe një mesazh për Partizanin, kundërshtarin e ardhshëm të Vllaznisë në kampionat.

"Nënvlerësime? Nuk ka asnjë arsye për të pasur nënvlerësime, në futboll duhet të jesh gjithmonë i përqëndruar dhe kemi detyrë për të kaluar turin. E kemi vlerësuar këtë duel dhe do japim maksimumin për të vijuar më tej.

Flamurtari? Nëse jemi të përqëndruar, e kemi në favor. Besoj do kalojmë, por duhet kujdes. Na duhet shumë punë. Kur shkodranët luajnë kundër Vllaznisë, nuk po them që është motivim plus, por duan të tregojnë se kanë futboll. Të gjithë lojtarët që luajnë kundër nesh bëjmë maksimumin për të treguar vlerat.

Ndeshje teke? Nuk ke kohë rikuperimi. Edhe në formacion nuk do ketë shumë ndryshime, pasi duhet vlerësim maksimal. Mendoj se duhet ta kalojmë me sukses.

Ekipi lë pas problemet, çfarë kanë ndryshuar "Osmanët" në krye? Jam realist dhe mirënjohës njerëzve që kanë punuar këtu. Elvis Plori dhe Migen Memelli kanë bërë një punë të mirë. Grupi është i njëjtë dhe jemi penalizuar nga dëmtimet. Kemi harmoni dhe përgatitje të mirë.

Mungesat? Nuk është vendosur asgjë për formacionin, do jetë stërvitja e sotme e fundit që do vendosë se cilët do luajnë. E sigurt është se do jetë formacioni i mirë dhe nuk do ketë shumë ndryshime.

Objektivi Kupë dhe kampionat? Normale, nga emri dhe tradita nuk na tolerohet që të jemi vetëm në një front. Merkato? Drejtuesit po punojnë për përforcime, janë të kujdesshëm dhe nuk po nguten. Mesa di do afrohen lojtarë, por nuk do bëhen publike për momentin pasi është pjesë e klubit.

Test serioz para Partizanit? Skuadra ka gjendje të mirë fizike dhe psikologjike. Janë ndeshje të ndryshme, që duhet kujdes dhe duhet të kesh vëmendje. Vllaznia ka forca për të rivalizuar në fund të dy trofetë. Rëndësi ka të kalojmë në tetë ekipet më të mira", tha Ndriçim Shtubina.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë