Në ditën e fundit të qëndrimit në Jug me pushime, kryeministri Edi Rama ka vizituar klubin e futbollit të Flamurtarit duke u njohur me ecurinë e punimeve të stadiumit dhe shqetësimet e administratorit të ekipit kuqezi, Sinan Idrizi. Kryeministri edhe në cilësinë e deputetit të qarkut të Vlorës, ka përfituar për të parë punimet e nisura edhe për ndryshimin e fushës pas stadiumit, që do të shërbejë për stërvitjen e skuadrës.
Rama është interesuar edhe për projektin që kanë drejtuesit e klubit vlonjat për stadiumin e ri që pritet të ndërtohet në pyllin e Sodës. Për këto edhe shumë çështje të tjera, përmes një interviste për gazetën Shqiptarja.com administratori kuqezi tregon se për çfarë u diskutua tjetër në Vlorë, ku ai ‘prezantoi’ Ramën si blerjen më të re të klubit duke i dhuruar një fanellë të ekipit kuqezi.
“Me kryeministrin diskutuam për shumë çështje që shqetësojnë futbollin, teksa kryesoja ishte njohja e investimeve. Në Shqipëri ka shumë probleme ligjore për njohjen e investimeve, pasi unë si biznesmen synoj shumë investime, por që nuk më njihen”, shprehet ai.
Por, a mori Idrizi mbështetje nga kryeministri për Flamurtarin kampion këtë edicion?. “Synimi im kryesor është loja e ndershme dhe rikthimi i tifozerisë në stadium. Por për të mbushur stadiumin duhen lojtarë cilësorë, që tregu vendas nuk i ofron, por të huajt nuk i lejon FSHF përtej numrit vendosur.
Problemin për çështjen kufizimit të numrit të lojtarëve të huaj që mund të luajnë e diskutova edhe me kryeministrin. FSHF na ka kushtëzuar me numrin e lojtarëve të huaj, do të ishte mirë që numri të ishte 6 ose 7, pasi tregu vendas nuk ka shumë alternativa, por kjo është një çështje që i takon FSHF dhe jo zotit Rama”, deklaroi ai.
Sipas FSHF-së, kjo është një nismë që të heqë vëmendjen e ekipeve shqiptare nga tregu i huaj, por edhe të rrisë cilësinë e futbollit shqiptar, duke e kufizuar numrin e të huajve në Superiore dhe Kategorinë e Parë në 4.
Flamurtari do të luajë ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Teutës jashtë stadiumit të vet teksa inaugurimi i fushës pritet të bëhet në javën e 3 në sfidën ndaj Laçit, por punimet në stadium sipas Idrizit do të vazhdojnë.
“Ekipi do të luaj vetëm një ndeshje jashtë, por punimet për rikonstruksionin e tribunave kryesore do të vazhdojnë, pasi janë në gjendje shumë të keqe”. Në fund përtej rivalitetit në kampionat, Idrizi uron edhe kundërshtarët në Champions League. “Në kampionat Skënderbeun e kemi rival, por në Champions i uroj suksese dhe do të jem në stadium për të ndjekur ndeshjen me Dinamon” përfundon ai.
/Shqiptarja.com