VLORË - Superliga shqiptare e futbollit nisi të premte raundin e 11-të. Në stadiumin e Vlorës, Flamurtari fitoi 0-1 kundër Bylisit. U desh goli i Erald Maksutit që kuqezinjtë të dilnin me tri pikë nga ky duel. Tanimë vlonjatët e shohin veten në vendin e 9-të, duke lënë pozitën e fundit që e mbanin prej javësh, të paktën për momentin.
Këtë të shtunë në program janë dy sfida të tjera. Në orën 14:00 në "Selman Stërmasi" Tirana e shumë telasheve pret Vorën. Bardheblutë me vetëm gjashtë pikë janë në pozitën e fundit dhe gjatë fazës së parë Vora i mposhti 3-1.
Në orën 17:00 Vllaznia luan kundër Dinamos në "Loro Boriçi". Për ta "ndezur" këtë duel mendoi Edi Martini. Trajneri i Vllaznisë "thumboi" kolegun e tij, Ilir Daja, duke thënë se kanë frikë nga Vllaznia dhe ankohen në intervista për gjyqtarët.
Superliga, raundi 11-të:
E premte, 07 nëntor 2025
17:00 Bylis 0-1 Flamurtari (stadiumi i Vlorës)
E shtunë, 08 nëntor 2025
14:00 Tirana - Vora
17:00 Vllaznia - Dinamo
E diel, 09 nëntor 2025
17:00 AF Elbasani - Egnatia
17:00 Teuta - Partizani
Renditja:
Komente










