TIRANË - Ardian Nuhiu, trajneri i KF Tiranës doli para medieve për të analizuar sfidën kundër Vorës. Të shtunën në orën 14:00 në "Selman Stërmasi" të dyja skuadrat luajnë për ruandin e 11-të në Superligë.

Tirana vjen pas tre humbjeve radhazi dhe ky sezon është një dështim për 26 herë kampionët e vendit. Me vetëm gjashtë pikë bardheblutë ndodhen në pozitën e parafundit dhe Nuhiu është trajneri i tretë për këtë sezon.

Dueli i fazës së parë kundër Vorës foli për vorakët që fituan 3-1. Nëse bardheblutë duan të mos rrezikojnë mbijetesën, atëherë pikët janë më shumë se të domosdoshme.

Për Nuhiun, rivalët janë një 'kockë e fortë' dhe duhet shumë grintë dhe dëshirë për fitoren.

Forma? Jemi të vetëdijshëm për mënyrën që skuadra nuk ka filluar mirë, por vështirësitë të rrisin në jetë, çdo futbollist rrit veten e vet, kam besim te grupi se do të dalin te kualiteti i tyre, po mundohemi në këto pak ditë sa kemi me skuadrën që të ringrihemi në aspektin psikologjik, të besojmë te grupi se thjesht na duhet të bashkojmë forcat për të përballuar ndeshjen e nesërme.

Vora? Duhet që ndeshjen e nesërme ta zhvillojmë me përqëndrim të madh pasi Vora është “kockë e fortë”, vendoset mirë dhe lufton shumë, i kemi analizuar futbollistët, besoj jemi të përgatitur, shpresoj të shoh një grup të bashkuar, duhet ta nxjerrim skuadrën nga kjo situatë, kam besim. Besoj fuqishëm dhe mbështetem te potenciali i grupit, të kthehet skuadra te identiteti i saj. Janë të gjjithë të gatshëm, për mua të gjithë janë startues, ata që do jenë në stol të jenë të gatshëm. Duhet ende kohë që të futet filozofia e një trajneri te një grup nuk po e them për justifikim, por e dimë sa e vështirë është të heqësh gjërat e vjetra dhe të vendosësh idetë e reja, pasi nuk kemi kohë për të humbur.

Renditja? Në këtë moment pikët janë më të rëndësishme, dua të shoh 'luftë' (sportive), grintë dhe dëshirë për të fituar nesër. Pashë një skuadër kompakte që lufton si grup, do marrim masat për të goditur pikat e tyre, nuk do të jetë e lehtë. Presioni është privilegj, na ngre më lart, kemi gjithçka në dorën tonë, shpresoj të rikthejmë buzëqeshjen sa më shpejt te tifozët tanë, duhet të menaxhojmë grupin dhe presionin, nëse fitojmë do të jemi të lumtur dhe të bashkuar për të vazhduar. I futem kësaj situate me besim të plotë te puna, te angazhimi, te kualiteti i grupit”, tha trajneri i Tiranës, Nuhiu.

Raundi i 11-të i Superligës nis sot në orën 17:00 me sfidën Bylis - Flamurtari. Edhe pse Bylisi është vendas, dueli luhet në Vlorë pas marrëveshjes mes dy klubeve që në fazën e parë, pasi Flamurtari - Bylis u zhvillua në Ballsh, me vlonjatët që nuk kishin ende gati stadiumin.

Superliga, raundi 11-të:

E premte, 07 nëntor 2025

17:00 Bylis - Flamurtari (stadiumi i Vlorës)

E shtunë, 08 nëntor 2025

14:00 Tirana - Vora

17:00 Vllaznia - Dinamo

E diel, 09 nëntor 2025

17:00 AF Elbasani - Egnatia

17:00 Teuta - Partizani

Renditja: