Flamurtari-Skenderbeu, tifozët
thirrje ndaj Dukës dhe gjyqtarëve

Flamurtari-Skenderbeu, tifozët<br />thirrje ndaj Dukës dhe gjyqtarëve
VLORE-Tifozeria vlonjate ka zhvilluar protesta dje pas ndeshjes me Skënderbeun, ndërsa është përplasur dhe me gjyqtaret kryesore të takimit në ambientet e jashtme të stadiumit.
 
Flamurtari ka humbur përballë Skënderbeut në një ndeshje ku tashmë rrezikon shumë kategorinë,ndërsa Skënderbeu mbetet në luftë për titull.
 
Ndeshja ka qenë jo pa tension, ku është ndërprerë edhe nga gjyqtari pas sharjeve në drejtim të tij, ndërsa pas takimit tifozët kanë nxjerrë lojtarët edhe nga dhomat e zhveshjes sërish, për tu drejtuar drejt vendit ku qëndrojnë dhe diskutuar për situatën.
 
Një moment kur tifozët kanë kërkuar reagim nga lojtarët për të ndryshuar situatën e krijuar dhe natyrisht për të kthyer ekipin tek fitorja, duke marre garancinë e këtyre të fundit.
 
Por protesta e tifozëve ka vijuar para stadiumit me thirrjet kundër FSHF,thirrje të cilat janë drejtuar dhe ndaj kreut të FSHF  Duka.
 
Nuk kanë bërë përjashtim  as gjyqtaret e ndeshjes në këtë takim nga tifozët,ndërkohë që turma është zhvendosur nga policia,ku të pranishme ishin rreth 300 forca.
 
Megjithatë në momentin kur gjyqtarët kanë hipur në automjet për tu larguar në drejtim të tyre kanë vërshuar sharje nga një pjesë e tifozerisë që ishin aty, ndërsa një nga gjyqtarët ka dalë nga makina për të kërkuar llogari, çka ka sjellë edhe irritimin,por ka ndërhyrë policia që ka shmangur deri edhe një konflikt të mundshëm.
 
Gjyqtarët janë shoqëruar nga policia, ashtu si edhe autobusi i Skënderbeut. Ndërkohë referuar ndeshjes trajneri Daja ka theksuar se ishte një fitore që mban Skënderbeun në luftë për titull.
 
Ndërsa trajneri i Flamurtarit Duro ka theksuare se situata është e vështirë por lufta mbetet e hapur deri në fund.
 
Javës tjetër Flamurtari luan në Gjirokastër në transfertë me Luftëtarin,ndërsa Skënderbeu pret Korabin.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)