Ernestino Ramella është trajneri i ri i ekipit të Flamurtarit. Italiani Ramella do të drejtojë ekipin kuqezi së bashku me një staf të përzgjedhur nga vetë ai me ndihmës Paolo Doto-n. Trajneri i ri i ekipit bregdetar ka një eksperiencë të gjatë me ekipet e futbollit në Meksikë dhe Zvicër.
Ramella dhe Doto kanë ardhur nga Italia dhe prej tre ditësh gjenden në Vlorë duke parë nga afër gjendjen e ekipit të Flamurtarit. Pas prezantimit nga presidenti i ekipit, Sinan Idrizi, Ramella anashkaloi çështjen e titullit duke premtuar vetëm Evropën. “Futbollistët janë në gjendje të mirë.
Shpresoj që këtë edicion të arrijmë në Kupat e Evropës. Do të japim maksimumin për Flamurtarin” tha ai. Ndërsa presidenti Sinan Idrizi teksa ka theksuar se kontrata me stafin e ri do të jetë deri në fund të edicionit, ka thumbuar edhe ish-trajnerin Gjoka.” S’kemi dashur të marrim rrogëtarë të suksesshëm, por një person të suksesshëm” deklaroi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com