Femra më seksi në Britani, e cila u rendit e para nga lexuesit e revistës “Maxim”, ka thënë se ajo është gati për tu bërë nënë.

Bukuroshja 22 vjeçare ka shprehur se dëshiron shumë të ketë një fëmijë dhe se do të mbesë shtatzënë ditën e Krishtlindjeve.

Edhe pse në media u spekulua për ndarjen e saj nga partneri 24 vjeçar, futbollisti i Mançesterit Scott Sinclair, ajo e ka mohuar një gjë të tillë.

helen flanagan

“Marëdhënia jonë është më e fortë se kurrë më parë”, ka thënë modelja seksi.

Madje ajo ka thënë se Scott është një nga personat që e ka mbështetur më së shumti në karrierën e saj.

Si duket Helen nuk e ka problem se çfarë thonë të tjerët dhe po bën plane akoma më serioze, siç është ardhja në jetë e një fëmije.

helen flanagan

Më tej në intervistën e dhënë për “Daily Mail”, Flanagan ka shprehur simpatinë që ka për Kim Kardashian.

“E dua Kim Kardashian. E di që njerëzit shpesh flasin keq për të duke thënë se ajo nuk bën asgjë, por unë mendoj se ajo është shumë e bukur. I adhuroj të pasmet e saj”, ka thënë Helen.

(b.t/shqiptarja.com)