‘Flasim’/ Rama me dy motrat sipërmarrëse nga Korça: Histori e pabesueshme ringritje dhe force! Vajzat: Jepnim me qira fustanet tona për të fituar para

Dy motrat korçare, Edi dhe Leli Xharkanji ndanë në “podcastin” e përjavshëm të kryeministrit Rama historinë e tyre frymëzuese se si përballuan sfida të mëdha në jetë por nuk u ndalën drejt suksesit.

“U zhvendosëm në Tiranë, me shumë pak mundësi ekonomike, prindërit shisnin fruta perime dhe më pas hapën një dyqan poshtë shtëpisë. E kishim shtëpinë në katin e dytë. Babai nuk ishte në shtëpi atë natë. Dëgjuam një zhurmë të madhe dhe shumë njerëz jashtë shtëpisë thoshin kanë vdekur. Gjyshi hapi derën dhe u dogj komplet dhe na kanë shpëtuar njerëzit kemi dalë nga ballkoni. Mori flakë shtëpia. Edhe dyqani u dogj”.- tha Edi Xharkanji.

Pasi i gjithë investimi i jetës u shkrumbua përpara syve të tyre, të shumtë ishin ata që i këshilluan të largoheshin nga Shqipëria.

“Babai nuk donte mori borxhe në miq dhe e hapi prapë dyqanin atje. Nga ana mentale mami e përjetoi keq. Pas disa vitesh ndodh prapë e njëjta gjë, ishte e qëllimshme. Gjyshit iu shfaq një sëmundje dhe ndërroi jetë. U dogj shtëpia, dyqani, babai vendosi të mos ikë, e spostoi dyqanin në një vend tjetër. Sa ngriheshim pak kishte diçka që na tërhiqte pas”.- u shpreh Edi Xharkanji.

Fatkeqësitë e njëpasnjëshme në familje nuk i rrëzuan, të cilat ende pa mbaruar gjimnazin, mundën të hapnin biznesin e tyre të veshjeve. Gjithçka nisi duke lënë me qira fustanet e tyre.

“Ne kemi dhe një motër tjetër, dhe mami, 4 femra, kishim shumë fustane, hapëm një faqe online dhe menduam të reklamojmë fustanet dhe në fillim t’i linim me qira, ndamë një dhomë dhe aty prisnim klientët e parë. Pastaj menduam të hapim një ambient me qira”.- u shpreh Leli Xharkanji.

Sot dy motrat kanë disa dyqane në Tiranë si dhe një punishte me 20 punonjës për veshjet që tregtojnë.

Kjo histori tërhoqi vëmendjen e Kryeministri, i cili me batutë nuk e përjashtoi edhe mundësinë që një ditë të bashkëpunojë me to.

Edi: E shohim e shqyrtojmë

Rama: Në staf nuk vi dot se dua të jem i pavarur

Edi: Thashë se the dua rrogë të lartë

Sot pas 9 vitesh eksperiencë në këtë fushë ku 70% e klientëve janë shqiptarë, dëshira më e madhe e Edit dhe Lelit është të konsolidojnë brendin e tyre në nivel ndërkombëtar.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vojo Kushi: 10/02/2024 17:30

    Shoku Rama. Intervistoje pak shokun Gonxhe. Kur mbyti Tiranen duke hapur portat e diges se Liqenit thuhej se kishte 26 milion $ pasuri te patundshme. Na thuaj pak si u be biznesmen kaq i suksesshem duke ndenjur thjesht prane teje - te dy hyte me lecka ne politike.

    Përgjigju
  • Agron: 10/02/2024 16:24

    Sulltani nuk e kupton që për të kryer një veprimtari private duhet të jetë i regjistruar dhe ushtrimi saj krijon konflikt interesi me funksionin e tij si Kryeministër! DUA PAGË TË LARTË THOTË

    Përgjigju
  • Ritox: 10/02/2024 16:22

    Gjithë Shqiptarët e tjerë nuk ishin si këto, ata ishin të pasur, të suksesshëm dhe me mirëqenie, veçse sot kanë pësuar riulje e dobësuar për faj të tyre jo i juaji.

    Përgjigju
  • Poli: 10/02/2024 13:55

    Realizmi socialist ne vend te shokut Enver tashme ka shokun Edi si protagonist.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani