TIRANE- Opozita nuk lejoi që të zgjedhurit e saj në krye të bashkive të ishin pjesë e takimit me kryeministrin Rama. 13 prej tyre munguan, ndërsa Niko Shupuli i Përmetit dhe Arhilea Decka i Dropullit “thyen” vendimin e partisë, vendim i cili, konfirmon atë që Rama ka thënë gjatë gjithë fushatës, se të zgjedhurit demokratë kanë frikë të takohen me kryeministrin. Takimit të Ramës, Basha i është përgjigjur menjëherë, duke takuar 15 të tijtë, ku nuk munguan dhe dy “rebelët”.
Biseda
Dy kryebashkiakët që shkelën vendimin e PD-së dhe morën pjesë në takimin me Ramën kanë shpjeguar për “Shqiptarja.com” se kanë pasur një bisedë me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen që u zhvillua pasdite. Niko Shupuli i Përmetit dhe Arhilea Deçka i Dropullit thanë se i kanë bërë me dije kryetarit të partisë së tyre, se për interesin e qytetarëve, ata do të takohen me këdo dhe do të presin bashkëpunim nga të gjithë.
/Shqiptarja.com