Zgjedhjet 6 Tetorit në Kosovë janë vlerësuar si ‘të qeta dhe të rregullta’ nga Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.
Dy zyrtarët që merren drejtpërdrejt me çështjet e rajonit të Ballkanit Perëndimor u shprehën se presin formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së Kosovës.
Sipas tyre, kjo është e rëndësishme në mënyrë që Kosova të vazhdojë të punojë në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social, në sundimin e ligjit, në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në dhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Presim që të gjithë aktorët politikë të mbeten të përkushtuar ndaj këtyre proceseve që janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, për përparim në rrugën evropiane dhe, më e rëndësishmja, për përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë rajonit”, -thanë Federica Mogherini dhe Johannes Hahn.
Zyrtarët e BE-së morën të martën një raport nga misioni i tyre vëzhgues, i cili ishte vendosur në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 6 tetor.
Rezultatet paraprake të këtyre zgjedhjeve e kanë nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë
21 Dhjetor, 16:47
-
BE 30 miliardë € për Ukrainën vitin tjetër! Costa: Koha për ta forcuar
20 Dhjetor, 08:47
-
Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë
20 Dhjetor, 07:36
-
Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë
19 Dhjetor, 16:56
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor, 16:07