Fleckeinstein sot në Tiranë, vizitë
për përgatitjen e draft-rezolutës

Fleckeinstein sot në Tiranë, vizitë<br />për përgatitjen e draft-rezolutës
TIRANE - Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckeinstein pritet të vizitojë sot Tiranën. Kjo është konfirmuar nga vetë eurodeputeti per televizionin A1 Report, ku ai pritet të jetë sërish në Tiranë nga data 7 deri në daten 9 janar.

Gjatë vizites së tij ai do të informohet për përgatitjen e draft-raportit për Shqipërinë.

"Po, vij për vlerësimin e raportit të Komisionit të BE-së për Shqipërinë! Unë dua të ndërtoj mendimin tim. Kështu që unë do të diskutojë me anëtar të parlamentit, të qeverisë dhe me shoqërinë civile", tha Knut Fleckeinstein  në një prononcim për televizionin A1 Report. 

Eurodeputeti do të zhvillojë takime me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta si dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.
 
Knut Fleckeinstein nuk do të takohet me kryeministrin Edi Rama, për shkak, se ky i fundit do të jetë në udhëtim jashtë vendit. Fleckenstein do të hartojë draft-rezolutën për Shqipërinë në fund të janarit, e cila do të diskutohet më pas nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.
 
Më pas rezoluta pritet të votohet në seancë plenare të Parlamentit Europian në prill të këtij viti. Eurodeputeti e vizitoi Tiranën në 22 dhjetor me qëllim hartimin e një deklarate të përbashkët me mazhorancën dhe opozitën, ku u dha edhe garancia për zbatimin e kushteve të opozitës që kjo e fundit t’i rikthehej jetës dhe punës në Kuvend.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit