Fleckenstein: 21 qershori, zgjedhjet 
më të mira, presim negociatat me BE

Fleckenstein: 21 qershori, zgjedhjet <br />më të mira, presim negociatat me BE
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein i ka vlerësuar zgjedhjet e 21 qershorit si procesin më të mirë zgjedhor të organizuar në Shqipëri. Duke e cilësuar këtë një tjetër hap drejtë konsolidimit të demokracisë, Flackenstein ka theksuar se tani pritet dirë jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Këtë deklaratë Fleckenstein e ka bërë në cilësinë e zv.presidentit të Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve & Demokratëve në Parlamentin Evropian. Presidenti i grupit, Gianni Pittella përgëzoi fituesit e koalicionit të majtë duke u kërkuar që të zbatojnë platformat e reformave progresive, që iu dhanë sukses.

“Rezultati mbresëlënës i koalicionit të drejtuar nga socialistët, duke përfshirë kryeqytetin, Tiranën, është një shenjë e qartë se qytetarët shqiptarë duan të kthejnë faqe, për të zgjedhur një të ardhme progresive evropiane”, u shpreh Pittella.

Ndërsa, Fleckenstein i cilësoi zgjedhjet e 21 qershorit “një tjetër hap drejt konsolidimit të demokracisë në Shqipëri”. “Sipas deklaratës paraprake të OSBE/ODIHR-it dhe vëzhgimeve të disa ambasadave të BE-së, zhvillimi i zgjedhjeve në përgjithësi ishte i mirë dhe absolutisht më i mirë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme”, tha eurodeputeti.

Por, pavarësisht kësaj ai nënvizoi se, “ende duhen zgjidhur një numër sfidash, por vendi është në rrugën e duhur”. “Kësisoj, shpresojmë që, shpejt, Shqipërisë do t’i hapet drita jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në”, deklaroi Fleckenstein.

Lidhur me qëndrimin e mbajtur nga opozita shqiptare për procesin zgjedhor, raportuesi për Shqipërinë deklaroi se, "akuzat për manipulim duhet të hetohen” pasi pretendimet nga ana e opozitës ende nuk janë provuar. Ai komentoi dhe deklaratën e bërë nga Elmar Brok.

“Jam i habitur me deklaratat e fundit të kryetarit të komitetit të punëve të jashtme, Elmar Brok, në televizionin shqiptar. Duke marrë parasysh rolin e tij institucional, ai duhet t’i ushtrojë detyrat e tij në mënyrë të paanshme dhe jo thjesht të reagojë me kërkesë të aleatëve politikë të EPP-së” ,tha Fleckenstein.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, ja ushqimet që duhet të konsumoni

Flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, ja ushqimet që duhet të konsumoni