Fleckenstein: Çelja e negociatave
e mundur gjysmën e parë të 2018

Fleckenstein: Çelja e negociatave<br />e mundur gjysmën e parë të 2018
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka folur në një konferencë për shtyp lidhur me vizitën e tij në Shqipëri. 

Ai tha se qëllimi i vizitës së tij ishte informimi për ecurinë e reformave, pas formimit të qeverisë së re dhe procesin e integrimit në BE.

Eurodeputeti gjerman theksoi se çelja e negociatave të anëtarësimit është i mundshëm gjysmën e parë të 2018-ës në varësi të ecurisë së reformave. 

"Kam ardhur këtu të dëgjoj se cilat janë prioritetet e qeverisë pas zgjedhjeve. Po marr informacionin e duhur për rrugëtimin që do të ndjekë Shqipëria për integrimin në BE.

U takova me Presidentin dhe zyrtarë të tjerë. Reforma në drejtësi nuk është një proces i lehtë, por do të vazhdohet në këtë rrugë. 

Nuk duhet të harrojmë edhe një gjë, përgjegjësia për çeljen e negociatave është e Këshillit dhe jo e Parlamentit Europian. Dua t'iu konfirmoj që ne në PE do vazhdojmë të punojmë dhe inkurajojmë faktorët në BE në mënyrë që negociatat të çelen gjysmën e parë të vitit që vjen.

Nëse vijohet me rrugën e reformave, vendimi të merret në mars. Me çeljen e negociatave më pas do të kemi mundësi të diskutojmë çështje të tjera deri në momentin që Shqipëria do të bëhet vend anëtar i BE",
u shpreh Fleckenstein. 

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka theksuar gjithashtu se për Shqipërinë nuk ka kushte shtesë nga Brukseli, përveç pesë prioriteteve. 

"Për çeljen e negociatave nuk ka kushte shtesë përveç pesë prioriteteve". 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid