Fleckenstein: Ditë e mirë për ju 
Negociatat? Në fund të procesit

Fleckenstein: Ditë e mirë për ju <br />Negociatat? Në fund të procesit
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, duke komentuar zgjedhjet në Shqipëri deklaroi se, e diela ishte një ditë e mirë për vendin tonë. Sa i përket plotësimit të testit për hapjen e negociatave, ai tha se do të pritet fundi i të gjithë procesit, për të nxjerrë konkluzione të tilla.

Knut Fleckenstein: Përgjithësisht ishte një ditë e mirë për Shqipërinë. Rregullat për zgjedhjet ishin përcaktuar mirë, por në zbatim, mbase ka pasur disa gabime, siç u shpreh edhe ODIHR. Tani do të shohim se cili do të jetë rezultati.

TCH: A e kaloi Shqipëria testin për çeljen e negociatave të anëtarësimit?

Knut Fleckenstein: Unë shpresoj kështu. Vetëm në përfundim mund t’i jepet përgjigje kësaj pyetjeje dhe fundi ka të bëjë edhe me mënyrën e trajtimit të akuzave tani; për atë çfarë thonë OSBE-ODIHR mbi ndryshimet që duhen bërë, apo korrektimet e mundshme. Por, unë mendoj se ka një mundësi të mirë, që të jetë përmbushur formalisht çfarë është përmendur.

TCH: Ju do të shkoni në Tiranë gjatë shtatorit?

Knut Fleckenstein: Në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.

TCH: Cili do të jetë mesazhi kyç për këtë vizitë atje?

Knut Fleckenstein: Mesazhi kryesor do të jetë “përfshini sa më shumë shoqërinë civile në këtë proces, sepse rruga drejt Bashkimit Europian nuk është vetëm për politikanët, por dhe për shoqërinë civile e qytetarët. Janë ata, që duhet ta ndiejnë se kjo është një rrugë e mirë dhe e duhur. Prandaj, nuk do të kem vetëm takime me politikanë, por dhe me Dhomën e Tregtisë, universitetet e kështu me radhë.

Marrë nga Top-Channel

(v.gj/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT