Fleckenstein me Metën:Tani jo
ne por ju do gjeni zgjidhje për ligjet

Fleckenstein me Metën:Tani jo<br />ne por ju do gjeni zgjidhje për ligjet
Eurodeputeti Fleckenstein i ka theksuar qartësisht kryeparlamentarit Meta, kreut të PD Basha e, deputetëve të PS, Xhaçka e Majko se pas miratimit të Reformës në Drejtësi u takon palëve që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për respektimin e ligjeve.

Në një prononcim për mediat, eurodeputeti Knut Fleckenstein nënvizoi rëndësinë e miratimit të ligjeve të tjera në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë. 

“Unë do të doja të falenderoja Kryetarin e Kuvendit Meta për ftesën. Ne patëm një drekë të këndshme së bashku edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike Basha si edhe me përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste.Pas betejës tonë të përbashkët për reformën në drejtësi, gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, jo ne, por ata do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për respektimin e ligjeve. U uroj atyre dhe të gjithëve ju shumë fat” theksoi eurodeputeti Fleckenstein .
 
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvilloi një drekë pune në SHBA me Eurodeputetin Knut Fleckenstein ku të pranishëm ishin edhe Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha si dhe deputetët e Partisë Socialiste, z. Pandeli Majko dhe znj. Olta Xhaçka.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të pjesëmarrjes në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane që po zhvillohet këtë javë në Filadelfia, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvilloi një drekë pune me Eurodeputetin Knut Fleckenstein.

meta shba

meta shba

meta shba

meta shba


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri