Fleckenstein ngre në qiell qeverinë:
Me Ramën, Shqipëria do jetë në BE

Fleckenstein ngre në qiell qeverinë:<br />Me Ramën, Shqipëria do jetë në BE
Gjatë drekës me disa sipërmarrës gjermanë në Hamburg, foli edhe europarlamentari Knut Fleckenstein, i cili është raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Fleckenstein u shpreh se qeveria e Edi Ramës është duke ndërmarrë reforma të jashtëzakonshme, të guximshme, që duhet të ishin ndërmarre gjatë 20 viteve të fundit.

Më tej mësohet se Fleckenstein theksoi se “është një qeveri me vizion, që po e integron vendin në bashkimin europian dhe po modernizon infrastrukturën". "Kam vizituar shumë shpesh Shqiperinë, por në 3 vitet e fundit ndryshimi ka qenë i mahnitshëm. Përpara disa ditësh isha edhe në shtetet e bashkuara ku bisedova për situatën në Ballkan me zyrtarë të lartë të departamentit të shtetit dhe njesoj si në BE, edhe në SHBA, Shqipëria dhe Kryeministri Rama shihen si një partner tejet i besueshëm", përfundoi Fleckenstein.

Fleckenstein, ka postuar madje një foto me një mesazh në rrjetin social twitter ku shkruan “Vizite e mirë e Kryeministrit Shqiptar @edirama në Hamburg. Bisedime me Kryetarin e Bashkisë dhe  sipërmarrës. Reformat në rrugë të mbarë. Më shumë investime do të pasojnë tani”.

fleckenstein
(Kryeministri Rama dhe eurodeputeti Fleckenstein)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten