Raportuesi për shqipërinë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Knuk Fleckenstein ka postuar në Facebook një shkrim ku informon miqtë e tij virtual se faqja e tij do të mbyllet dhe jep emrin e faqes së tij të re.
 
Por e veçanta e këtij postimi është se përpos shkrimit në gjuhën angleze dhe në gjuhën e tij amtare, gjermanisht, ai ka shkruar edhe në shqip.
 
Prej vitesh eurodeputeti gjerman Fleckenstein, është raportues për shqipërinë në PE dhe si duket numri i miqve të tij shqiptarë është rritur, duke çuar në marrjen e këtij vendimi, që njoftimet në Facebook ti bëjë edhe në gjuhën shqipe.
 
knut fleckenstein

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com