TIRANE - Ka denoncuar largimin e bashkëshorteve në polici dhe pa e menduar është kthyer në personazhin “rozë” të shtypit. Ajet Spahiu, jeton me dy gra pasi nga martesa e parë prej 17 vjetësh nuk ka mundur të ketë një fëmijë.
Për mikrofonin e A1Report, Ajeti ka deklaruar se është në pritje të një fëmije me gruan e dytë. Ndërsa arsye e denoncimit sipas tij ka qenë fakti se kur është kthyer nga puna si ka gjetur bashkëshortet në shtëpi.
Dikush ne emër të dashurisë, dikush për të lindur një trashëgimtar mashkull, një tjetër me arsyetimin se s’ka kujt t’ia trashëgojë pasurinë, e ndonjë tjetër se i pëlqen të jetojë me më shumë gra në një çati... këta janë poligamët shqiptarë. Fenomeni nuk është i panjohur. Jetojnë në zona të thella të malësisë së veriut dhe asaj të jugut, por jetojnë edhe në kryeqytet e në rrethinat e tij.
Rasti i Ahmet Bajramit nga Zallbastari që jeton me dy gratë e tij, Zojen dhe Mirushen, zbuluar në një investigim të para pak muajve të Shqiptarja.com, tregon se poligamët e Shqipërisë janë të shumtë në numër. Në Durrës, hoxha, Artan Kristo jeton po ashtu me dy gratë dhe 9 fëmijët e tij. Raste të tjera në Mirditë, Mat, Vlorë, etj tregojnë se poligamia në Shqipëri nuk mund të cilësohet rast i veçuar. Edhe pse e ndaluar me ligj, ky fenomen në Shqipëri, dënohet vetëm moralisht.
Ja çfarë tha Ajet Spahiu për A1Report, si e përjeton ai bashkëjetesën me dy gra dhe dëshira për një fëmijë:
Si qëndron e vërteta e historisë tuaj?
Unë i jam drejtuar shtetit për një ankesë private, familjare. Kjo ankesa më ka dalë në media. Më ka dal krejt ndryshe. Që gratë e Ajet Spahiut janë larguar nga shtëpia dhe burri ka denoncuar në polici. Unë bëra një ankesë në shtet, atje ku ndjeva që do të kem mbrojtje. Padia ime ka dalë nëpër media, por si padi rozë, që gratë e mia kanë ngel hoteleve. E vërteta është që gruan unë e kam në shtëpi. Unë kam jetën normale sot, nuk kam cënuar as media, as shtet, as komshinj, asnjeri.
Pse është kthyer denoncimi juaj në një histori rozë?
Gruan që kam këtu unë para 10 ditëve i ka vdekur babai. Në gjendje depresioni mund të kishte vrarë edhe veten. Unë kam qenë në punë. Kur kam ardhur në shtëpi nuk e kam gjetur këtu. Arsyeja është që ka qenë të robt e vet. Informacionin unë e kam dhënë në policinë e Kamzës, rajoni nr. 5. Si ka mundësi që informacioni të dalë në gazetë? Dhe të dalë krejt ndryshe dhe shteti të mos marrë masa ndëshkuese ndaj gazetës ose gazetarit.
Ju keni një jetë të rregullt familjare ndërmjet dy bashkëshorteve apo një bashkëshorteje?
Unë kam një jetë normale. Unë mund të bëj jetesë edhe me më shumë [bashkëshorte] nëqoftëse unë jam ai që i mbaj. Puna është që me të parën, 17 vjet martesë, nuk kam fëmijë. Unë nuk i drejtohem gazetës se nuk kam fëmijë e me më gjet grua, as policisë. Unë do i drejtohem personit që e shof që unë jetoj me të, që biem dakort unë... me një fjalë që të tre palët biem dakort që të bëjmë një jetesë normale. Këtë e kam bërë unë. Është e vërtetë që unë kam dy gra. Por gjithmonë në bashkëpunim shumë të mirë. Si e para, si e dyta ka ardhur me jetuar këtu tek unë. Në qoftë se këto nuk kanë më dëshirë të jetojnë [bashkë] kanë të drejtë të largohen. Unë vazhdoj jetën time.
Ju keni fëmijë aktualisht?
Jo, nuk kam. Pretendoj që në këtë ditë...
Jeni në pritje të një fëmije?
Pretendoj që me vazhdu...
A gëzoni ju sot një jetë normale me bashkëshortet tuaja?
Nëse nuk do të gëzoja një jetë normale nuk do t’i kisha në shtëpi. Unë të ftoj edhe pas një muaji, pas një viti... dhe ti do të më gjesh prap këtu me bashkëshortet e mia. Edhe me beb, se për këtë po vuaj.
(ar/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com