Flet gardiani i burgut që i dogjën makinën: Ndihem i kërcënuar, dyshoj se ma kanë bërë për shkak të një konflikti për biznesin (VIDEO)

Efektivi i burgut të Shënkollit, Nikoll Prenga thotë se nuk ka konflikte për shkak të detyrës, por e lidh djegien e makinës së tij me konfliktet e pronësisë që ka pasur së fundi për një lokal në emër të tij. 

"Kjo makina ime u djeg këtu. Në 1 të natës më vjen komshiu dhe më tha hajde se po digjet makina. Kujtova se është makina e atij, por ishte e imja. Nuk kam asnjë të dhënë për këtë, por dyshoj gjera të vogla nëpërmjet një biznesi që kam këtu, dhe kena fut pak njerëz në pika kështu. Por jo konflikte ekstreme. Ndihem i vrarë në shpirt. Jam 6 anëtar në familje.  Familjar i thjeshtë jam, siç njihem. Nuk e kisha menduar kurrë gjë të tillë se nuk kam konflikt kaq ekstrem. Ndihem i kërcënuar pas kësaj ngjarje. Nuk e shikoj se ngjarja të zbardhet imtësisht."  tha Nikoll Prenga.

Nikoll Prenga


Lajmi kryesor:

I vihet flaka makinës së gardianit të burgut: Ndihem i vrarë në shpirt! Kam konflikte pronësie për lokalin...por nuk e mendoja kurrë kaq ekstrem! (VIDEO)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter