Flet Kushtetuesja: Zgjedhja e Isa
Mustafës nga Blloku e pavlefshme

Flet Kushtetuesja: Zgjedhja e Isa<br />Mustafës nga Blloku e pavlefshme
Gjykata Kushtetuese ka vendosur rreth kërkesës së PDK-së. Sipas këtij vendimi kërkesa është e pranushëm dhe zgjedhja e Isa Mustafës, kryetar është e pavlefshme.

Gjykata Kushtetuese vendosi si në vijim:

I.njëzëri, të DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

II.me shumicë votash, TË KONSTATOJË që:

a. mbledhja dhe procedura e ndjekur pas pezullimit të seancës konstitutive, më 17 korrik 2014, nga Kryesuesja, për shkak të mungesës së kuorumit, kanë shkelur nenin 67 (2) në lidhje me nenin 64 (1) të Kushtetutës dhe Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene;

b. Vendimi Nr. 05-V-001, i 17 korrikut 2014, është jokushtetues, si për nga procedura e ndjekur, ashtu edhe për nga përmbajtja, pasi nuk ishte grupi më i madh parlamentar ai që propozoi Kryetarin e Kuvendit dhe, rrjedhimisht, është i pavlefshëm;

c. Seanca konstituive e Kuvendit, që ka filluar më 17 korrik 2014, nuk është realizuar plotësisht, konkretisht nuk janë zgjedhur Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Rrjedhimisht, Kuvendi duhet ta përfundojë seancën konstitutive duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët në pajtim me nenin 67 (2) në lidhje me nenin 64 (1) të Kushtetutës dhe me Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene dhe në pajtim me këtë Aktgjykim.

Në ambientet e këtij institucionit që konsiderohet gardian i kushtetutshmërisë, u ballafaquan dje me argumente të dy palët e përfshira në këtë rast, PDK dhe Blloku LDK-AAK-Nisma.

Bllokimi i lëndës në Gjykatën Kushtetuese ka bllokur formimin e institucioneve dhe ky vendim besohet se do ta zhbllokojë ngërçin politik në të cilin gjenden aktualisht institucionet e vendit.

Marrë nga Kosova Press

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje