Flet mësuesi në Memaliaj që akuzohet për ngacmimin e nxënëses: Hakmarrje nga ish-krushka (VIDEO)

Për herë të parë ka folur mësuesi 63-vjeçar me inicialet M.D. nga Memaliaj i akuzuar një vit më parë për ngacmim seksual ndaj nxënëses 11-vjeçe. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Piro Nase ai thotë se e gjithë historia është një hakmarrje nga ish-krushka e tij dhe se akuzat nuk janë të vërteta.

Ai ngjarjen e quan tërësisht një inskenim që ka pasur për qëllim ta diskreditojë atë dhe aq më tepër që prindërit e nxënëses, sipas tij janë keqpërdorur në këtë histori që fundi do t’i gjendet shumë shpejt.

Mësuesi në rrëfimin e tij për Report TV, pranon se ka pasur raporte miqësore me familjen e nxënëses 11 vjeçare dhe dyshon se ata janë përdorur nga ish krushka e tij që jeton në Sarandë e cila mendohet se është personi që u hakmor në këtë mënyrë, për shkak të kurorës së prishur.

Përmes telefonatës anonime, ai thotë se u zbulua autorësia që ishte ish krushka që sajoi gjithcka. "Kjo është një hakmarrje nga ish-krushka ime, pasi vajza ime nuk bashkëjetoi më me djalin e saj.

Ish-krushka ime me familjen e nxënëses janë fqinj, të gjitha pronat ish-krushku im ia ka lënë prindërve të vajzës. Kjo është lidhja mes tyre. Telefonata erdhi nga një Vlora, që prokuroria e zbuloi. Familja e vajzës është përdorur" tha ai.

Mësuesi u arrestua një vit për marë me akuzën e përdhunimit, por më pas u  ndryshua akuza në ngacmim seksual dhe po hetohet në gjendje të lirë. Mësuesi 63 vjecar, hedh akuza edhe për avokatin Idajet Beqiri që mbron interesat e familjes së ish nxënëses së tij.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja