FIER- Këngëtari fierak, Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme para shkollës artistike “Jakov Xoxa”. Sipas mediave, kanë qenë vetë nxënëset e shkollës që kanë bërë denoncim në polici përmes një telefoante, duke vënë në lëvizje Policinë e Fierit.

Këngëtari Xhaferri prej kohësh kryente veprime të turpshme para ambienteve të shkollës. Pas telefonatës, efektivët kanë verifikuar rastin dhe kanë ndaluar këngëtarin, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë, ku pritet edhe të merret në pyetje.

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet për veprën penale “Vepra të turpshme”. Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë