TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike Mhill Fufi reagoi publikisht tre ditë pas deklaratave të deputetit të përjashtuar nga PS Tom Doshi, ku thotë se nuk ka pasur asnjë dijeni se për “kokën” e tij ishin paguar para. Në fakt reagimi i tij ishte lajmëruar një ditë më parën dhe interesi publik për të mësuar qëndrimin e tij ishte i lartë. Por ndryshe nga sa pritej, Fufi nuk është shfaqur në publik, por reagimi i tij ka ardhur në redaksitë e mediave përmes një deklarate zyrtare të shkruar nga Partia Demokratike.
Duke cituar deklaratat e Doshit, se kryeministri Rama, kryeparlamentari Meta dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prej 6 muajsh janë vënë në dijeni nga ish-deputeti socialist për një atentat të mundshëm ndaj Doshit dhe Fufit, deputeti demokrat thotë se nuk ka pasur asnjë informacion të ndonjë plani për vrasjen e tij.
Deputeti demokrat, për të cilin kolegu Doshi tha se kryetari i Kuvendit kishte porositur para 6 muajsh vrasjen e tij, thotë se nuk është thirrur asnjëherë nga asnjë institucion për këtë skenar. Ai hedh poshte deklaratat se i eshte ofruar mbrojtje fizike.
Ndërsa kërkon zbardhjen e kësaj ngjarjeje, deputeti demokrat i qarkut të Lezhës i del në mbrojtje ish-kryeministrit Berisha, kur thotë se: Është shpifje e ulët edhe aludimi sikur në këtë skenar qenkan përfshirë njerëz të afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike.Deklarata e plote e Mehill FufitEdhe pse rezulton se Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe Ministri i Brendshëm paskan pasur informacion prej 6 muajsh për një plan të eleminimit tim fizik, unë nuk jam thirrur dhe as nuk jam informuar nga asnjë organ apo institucion për këtë skenar.
Në këto kushte, hedh poshtë trillimet e bëra nga deputetë të caktuar dhe nga Kryetari i Kuvendit, sipas të cilëve më është ofruar mbrojtje fizike.
Eshtë shpifje e ulët edhe aludimi sikur në këtë skenar qenkan përfshirë njerëz të afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike.
I bëj thirrje drejtësisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vërë para ligjit përgjegjësit.
Ngjarja është shumë e rëndë dhe kërkon një hetim të thellë objektiv dhe të painfluencuar nga klanet e pushtetit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.7%
-
Jo
29.4%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 4310
Lajme të tjera
-
3 këshilla për të dalë nga situata 'mbytëse'
5 Maj, 22:37
-
Ngjarja e rëndë në Shkodër, ministrja Koçiu: Dhuna e depresioni, sfida që shoqëria mund t’i fitojë vetëm përmes solidaritetit
5 Maj, 22:11
-
VIDEOLAJM/ Tirana si pikënisja e tureve turistike
5 Maj, 21:57
-
Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane
5 Maj, 21:46
-
Mero Baze: Po sikur Ylli Rakipi mos ta kishte bërë atë deklaratën për Shkëlzenin?
5 Maj, 21:21
-
5 Maj, kush na ka gënjyer për numrin e dëshmorëve të pas Luftës së 2 Botërore? Sot në emisionin ‘Esencë’, Report Tv
5 Maj, 21:10
-
Vrau 'Benzemanë' e Irakut, gazetari: Shqiptari i shpëton dënimit me vdekje
5 Maj, 21:06
-
'Tirana pa makina', qytetarët gjallërojnë qytetin: Atmosferë feste me këto zbukurimet
5 Maj, 21:00
-
1.6 milionë fansa në koncertin e Madonës në Rio De Zhaneiro, këngëtarja shënon rekordin e saj
5 Maj, 20:47
-
'Për herë të parë në det', Arbër Hajdari publikon foton me të bijën në plazh
5 Maj, 20:24
-
VIDEO/ Aksidentohen tre automjete në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, 'Range Roveri' fluturon në karburant
5 Maj, 20:03
-
Shkodër/ U hodh në Bunë me 3 fëmijët, vijojnë edhe gjatë natës kërkimet për gjetjen e trupit të nënës e 2 fëmijëve, banorët e zonës dalin me varka
5 Maj, 19:49