Flet ministri Tahiri: Nuk ka
asnjë plan për vrasjen e Doshit

Flet ministri Tahiri: Nuk ka<br />asnjë plan për vrasjen e Doshit
TIRANE - Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri foli sot për herë të parë publikisht në lidhje me deklaratat e deputetit të përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi, se ka pasur një plan për eliminimin fizik të tij. Vete Tom Doshi nuk ka pranuar asnjehere te beje kallezim, po nga nga hetimet që policia ka nisur gjashtë muaj më parë kur Doshi ka rrëfyer planin për vrasjen e tij, nuk ka asnjë provë sipas Tahirit, që të tregojë për organizimin e një atentati ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD-së Mhill Fufi.

"Bazuar në qasjet, provat dhe faktet e disponuara deri sot, askush nga personazhet e përfshirë në rrëfimin e tij të derisotëm nuk ka organizuar një vrasje të Tom Doshit, por theksoj se për këtë çështje ka hetime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, të cilat pritet shumë shpejt çdo dyshim të hedhur në publik. Kush dhe pse e ka sajuar këtë farsë mbetet një çështje tjetër", tha ministri Tahiri.

Tahiri: Ja organizatoret e atentatit sipas Doshit
Ministri rrëfeu hollësisht të gjitha informacionet që i kishin ardhur nga deputeti Tom Doshi. Duke cituar historine qe i ka treguar Doshi, Tahiri tha se organizatorë të atentatit të pretenduar, ishin Agim Rama kunati i ish-kryeministrit Berisha, Agron Kuliçaj ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Eugen Beci i cili u transferua kete te merkure nga drejtues i Prokurorise se Krimeve te Renda ne prokurorine e Elbasanit, Ymer Lala dhe Ylli Xhaxhollari, pronari i lokalit "Viva" ne zonen e ish-bllokut, ku pretendohet se i ndaluari Durim Bami ka marre porosine per vrasjen.

Por Doshi ka akuzuar ne deklaratat e tij edhe kryeprokurorin Adriatik Llalla.

“Z.Tom Doshi këmbënguli po ashtu se edhe vetë Prokrurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ishte i përfshirë në këtë komplot,  (nëpërmjet Eugen Becit) sepse sipas Z. Doshi, të dhënat që deputeti i kishte dhënë konfidencialisht pak kohë më parë Z. Llalla, i kishin marrë vesh po këta persona, pra organmizatorët që sipas Z. Doshi kishin organizuar vrasjen, dhe këto i kishin marrë vesh nëpërmjet vetë Prokurorit të Përgjithshëm. Pra sipas deputetit Tom Doshi, vetë Prokurori i Përgjithshëm kishte treguar te organizatorët, porositësit dhe vrasësit, se Z. Doshi kishte zbuluar komplotin e tyre ndaj jetës së deputetit. Tom Doshi ishte po ashtu i bindur se përmes Agron Kuliçit, organizatorët e vrasjes kishin siguruar mbështetjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Sikundër i’a kam shprehur kryeministrit fill pas takimit, më është dukur skenar shumë i dyshimtë, tha Tahiri.

Tahiri: Doshi versione te ndryshme te atentatit, njehere porosites Berisha e njehere Meta
Sipas Tahirit, Doshi i ka treguar qe ne muajin shtator te 2014 per atentantin, por se ne takimet e ndryshme qe ka pasur me ministrin, deputeti i ka dhene versione te ndryshme. Fillimisht, -tha Tahiri, Doshi i ka treguar se porositesi i interesuar per vrasjen e tij ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili do te realizonte planin nën organizimin e Agim Rames, ndersa ne nje "rrefim" te dyte, Doshi i ka deklaruar se porositesi ishte kryeparlamentari Ilir Meta, i cili serish ia kishte "besuar" organizimin Agim Rames.
 
Tahiri: Doshi kembenguli te mos e denoncoje ngjarjen
Pavarësisht se kjo histori nuk lidhej me një organizim real sipas ministrit, Tahiri theksoi se e vetmja mënyrë për të ndjekur cështjen ishte denoncomi, por theksoi se deputeti Tom Doshi ka kundërshtuar dhe nuk ka kallëzuar asnjëherë ngjarjen.
 
“Doshi këmbënguli deri në fund se përderisa në komplotin për vrasjen e tij, ai kishte zbuluar si pjesë aktive në komplot drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci dhe si mbështetës të komplotit Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Lllalla, ishte e pamundur të ecej në rrugë ligjore pa rrëzuar më parë Prokurorin e Përgjithshëm përmes parlamentit”, tha Tahiri.

Tahiri: Personi qe Doshi pretendon se do e vriste, nuk foli vet dhe as pranoi te merrej ne mbrojtje
Ministri tha se e ka takuar Durim Bamin, personin që Doshi pretendonte se ishte paguar për vrasjen e tij, por në asnjë moment sipas Tahirit, ai nuk ka pranuar të marrë statusin e të penduarit për të bashkëpunuar me drejtësinë.
 
“Zotëria, që m’u prezantua si “Duri nga Fushë Kruja”, nuk foli vetë, por kryesisht pohonte me kokë dhe mërmërima deklaratat e deputetit, sipas të cilave, ai kishte marrë një porosi për të vrarë deputetin por këtë porosi i’a kishte rrëfyer vetë deputetit duke mos e kryer vrasjen”, u shpreh ministri. 

Para konferencës për shtyp, Saimir Tahiri ka takuar kreun e Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. 

Personat e përfshirë në atentatin e pretenduar nga Doshi, të cilët deputeti ia ka treguar ministrit Tahiri

Fatjon Skënderi
, ish shofer i kryetarit të PR-së Fatmir Mediu , ndërmjetësi
Durim Bami, i prezantuar si Duri nga Fushë Kruja, vrasësi i penduar
Agron Kuliçi, ish-drejtor i Policisë së Shtetit
Agim Rama, kunat i ish-kryeministrit Sali Berisha
Eugen Beci ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i transferuar sot në prokurorinë e Elbasanit
Ymer Lala
Ylli Xhaxhollari, pronar i lokalit “Viva”
Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla 

Janë marrë deklarime nga Fatjion  Skënderi dhe Ylli Xhaxhollari
Janë pyetur Xhoni Skënderi, Rezart Skënderi, Eraldo Myfati dhe Arben Manaj

tahiri


Konferenca e plote per shtyp e ministrit te Puneve te Brendshme Saimir Tahiri, e ndare me nentituj nga redaksia e Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip