Lajmi se grupi i mjekëve shqiptarë në Brescia ka festuar në hotel, është zbardhur sot nga një prej anëtarëve të stafit vullnetar.
Doktori Orgest Haruni shprehet se nuk ka pasur asnjë festë me alkool, sikundër u tha në disa media italiane dhe shqiptare.
Ai sqaron se në përfundim të misionit, grupi ka marrë përgjigjet e testeve ku ka rezultuar se askush nuk është infektuar gjatë shërbimit në Itali.
Kjo ka bërë që mjekët të gëzojnë së bashku, ashtu sikundër kanë qenë çdo ditë të punës së tyre.
Haruni thotë se kanë gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme nga mjekët dhe banorët e Brescias, teksa shton se tashmë është momenti të kthehen me kokën lart në Shqipëri.
Dr. Orgesti, si ishte eksperienca që përjetuat në Itali gjatë punës tuaj në spital?
Fillimi ishte shumë i vështirë sepse kishte shumë pacientë të sëmurë rëndë. Unë isha në repartin e urgjencës dhe përballeshim direkt me pacientët në gjendje të rëndë. Por u përshtatëm shumë shpejt dhe kemi punuar me shumë përkushtim.
Morëm vlerësime jo vetëm nga spitali, por kudo e ndjenim këtë vlerësim që na bëhej sepse po i vinim në ndihmë në një moment shumë të vështirë. Kemi punuar çdo ditë, në krah të kolegëve italianë dhe ndihem shumë krenar për punën që kam bërë jo vetëm unë, por i gjithë grupi i mjekëve dhe infermierëve në spitalin civil të Brescias.
Kjo ndjenjë krenarie dhe vlerësimi që kishin për ne, padyshim mund të ngjallte edhe xhelozi, por unë dua të them se populli i Brescias dhe kolegët tanë na kanë pritur në mënyrë të jashtëzakonëshme.
Si ishte dita e fundit në spital?
Emocionuese. Kur dolëm dua të them se përveç spitalit që na nderoi duke na përgëzuar për punën, ishin mbledhur një grup i madh qytetarësh para spitalit që na kanë duartrokitur.
Kur mbajtëm flamujt shqiptar, italian dhe atë të regjionit të Lombardisë para spitalit, të gjithë së bashku, ishte shumë emocionuese.
Kur do të ktheheni?
Së shpejti do të marrim avionin për t’u kthyer pranë familjeve.
Është përfolur në media për një festë natën e fundit në hotel. Si qëndron e vërteta?
Nuk ka patur festë, por një grup prej nesh prej 7-8 vetash, siç ishim çdo ditë bashkë që bënim rrugën për në spital, po ashtu edhe rrinim bashkë cdo ditë.
Morëm përgjigjen e tamponëve që rezultuam të negativë dhe për ne dhe familjet tona ishte një gëzim i madh.
Këtë sakrificë që bëmë në emër të popullit shqiptar për popullin mik italian me të cilën shumë prej nesh kanë lidhje të forta, në fund, rezultoi e suksesshme, sepse kemi ndihmuar në shpëtimin e jetëve, me këtë mision humanitar, por edhe ne jemi shëndosh e mirë dhe kthehemi të qetë në shtëpi, pranë familjeve tona. Kthehemi me kokën lart./JavaNews
te keqen e bete ,me dashje ose pa dashje
PërgjigjuAs e vej ne dyshim qe jeni sjelle si kafshe apo plehra.se dhe vete me ka rastisur te shkoj me disa trajnime jashte shtetit dhe jua them me sinqeritet se popull me tw trashebdhe legen se ne nuk ka,me njerez te pakultiruar dhe fshatare ne gen se ne nuk ka.
PërgjigjuUn jetoj e punoj qe nga viti 2001 ne itali,por ju garantoj se Lombardia e Veneto 90% jan rrazista ne maksimum,nqs dikush nga hotel ka lajmeruar policin e ka ber nga xhelozia,Shqiptaret edhe pse pak shkruaj ne ndihme,mir ja kan ba Gjermanet qe than ne nuk kemi euro per mafiozet,bravo ju qofte doktorave e infermierve qe na nderuat
Ma va fanculo krahason vlerat tona me kulturen e ktyre
Po ti si u solle?
Edhe neqoftese ju ndeshkuan s’ka problem fundja jeni keshtu siç jeni me te mira e te keqija. Edhe policet qe ju treguan ligjin me ashpërsine me te madhe te mundshme fundja police jane e perveç kësaj edhe ndonjë çikë nervozë e nuk mund të pranojnë kollaj se ju u treguat superiorë me veprimin tuaj human. Deri dje folët ju. Nga sot e tutje lini të tjerët te flasin për ju.
PërgjigjuJu lumte te gjitheve se na nderuat! Mos degjoni,mos mendoni dhe mos vibroni kurre ne frekuencen e kenges kukuvajkave qofshin shqiptare ose italiano. JU LUMTE! NA KINI NDERUAR SHQIPERINE!
PërgjigjuFestoni si tu doje trapi, dhe mos degjoni lloj lloj lyrashi e te papuni ne shqiperi aq me keq nonje militant bythlepires partie. Eshte jeta juaj edhe n.q.s festuat ju e moret masen nuk e moren keta v.k qe komentojne pa lidhje ca tu dali para nga inati se jane parazite
PërgjigjuSi sju vjen turp, iket si te reshkur me shpuren nga pas e prape se prape su treguat njerez. Me damkë u kthyhet se ne fund te fundit ju covi propoganda jo nje mendje normale. Ju cuan per emer dhe ne thelb nuk ishit per ate pune. Asnje çudi nuk perben ky lajm.
PërgjigjuI lumtu bravo kta qe flasin jane te shqupit na nderuat gezoni mos degjoni disa gazeta e portale plerash ju lumte.
asnje cudi per ata si ti dhe shqupin qe ju cmend cdo gje e mire. asnje turp vetem koken lart Zoti i shperblefte