Pak orë përpara mbylljes së misionit në Itali, grupi i parëve i mjekëve dhe infermierëve kanë kryer një veprim, për të cilin janë vënë në krye të faqeve të para të medias italiane.

Gazeta “La Repubblica” shkruan se ata kanë festuar mbylljen e misionit me muzikë dhe birrë në një dhomë hoteli.

Kjo ishte e mjaftueshme për të shtyrë pronarin e hotelit të thërriste policinë, e cila pasi mbërriti në vendngjarje i gjobiti me 500 euro për mosrespektimin e urdhëresave të festimeve dhe grumbullimeve.

Po sipas gazetës, dy prej tyre u denoncuan gjithashtu për rezistencë dhe reagim ndaj forcave të policisë – shkruan media italiane.

Policia ka nisur hetimet për episodin dhe do të hedhë dritë mbi incidentin.