Flet për Report Tv nëna e 34-vjeçarit që mbyllte gruan në banesë: Djali nuk ka ushtruar dhunë, ishte xheloz prandaj i vuri kamerat

Nëna e 34-vjeçarit Asqeri M., i cili mbyllte gruan në banesë, ka folur për Report Tv mbi rastin e rëndë. Për gazetarin Freard Rista, ajo thotë se kamerat i kishte vendosur djali duke thënë se ishte shumë xheloz.

Ajo merr në mbrojtje djalin duke mohuar në mënyrë kategorike se djali i saj ushtronte dhunë, ndonëse burime për Report Tv bëjnë me dije se nga kamerat e sekuestruara ka momente kur 34-vjeçari dhunonte fizikisht gruan.

Teksa merr në mbrojtje djalin ajo hedh akuza ndaj nuses.

Ishim në rregull, biles një goce i bija nga koka, mos ma prek nusen se e kisha aq mirë sa s’ka. Kjo e shtrënguar s’ka qenë asnjëherë. Me thënë të drejtën mori rrugën e gabuar. Doli...mbulo këtu e mbulo aty. Unë si nënë asnjë llaf çunit. Se nëna ta përzije çunin është shumë e zorshme. Dhe rrogën se dorëzoi, katër kalamaj, një e kam rrit pesë 5 muaj, njërën 2 javëshe, njërën 3 javëshe, njërën një javësh dhe ka ik në punë.

Shkonte në punë, unë gjithë punët, me hëngër, me pi. Isha e fortë. Duli krejt kjo, lakuriq. Burrin e kisha të mirë, çuni nuk foli, tha bëri 3 gabime, ja fala. Iku çuni jashtë shtetit 8-9 muaj, si ja nisi në telefon bam-bam deri kur e çmendi. I dolën mendtë çunit. E pashë unë iku çuni nga mendtë. S’jemi familje e degjenerume. Ishim familje normale, s’ka kishte bërë vaki. Unë kisha katër goca, po i kisha... Shkonte në punë, punonte me thënë të drejtën. Ka 8-9 vjet e martuar. Kjo në punë punonte, rrugave..

Ka ushtruar dhunë djali?

Ti kishte rrahur nuk ishin...jo o djalë jo. Djali kishte nja 8-9 muaj, e kemi bërë me kredi. Mos e gëzofsha unë me gjithë këto. Kjo doli pastaj krejt. Theva këmbën, nuk bëra zë, më sillnin gocat për të ngrënë. Tani jam pak më mirë.

Kishin debate?

Nuk i bënte shërbim, ja hidhte rrobat atje. Nuk ia paloste. I palosja vetë sa kisha takat. Ditën e dielë kapte kalamajtë e dilte. Janë katër goca, bërë dhe një çun i thash.

Pse u kthye djali?

Djali u kthye se e pashë unë ca ishte duke i bërë kjo. Kjo mafiozët ia çonte te puna. I mori shokun në telefon, e pyeti ca pune bën Asqiriu, a është trafikant gocash, si e ka vendin aty që rri. Gabime i kam pa sa duash, i kam mbuluar. Çunit hiç, as kësaj hiç.

Djali e ka dhunuar?

Jo si ka ushtruar dhunë fare. E kishte pas denoncuar kjo.

Po thoni që e ka bërë me qëllim? Po po...

Po kamerat kush i ka vendos?

Mizerja çuni. A ne i vendosëm?

Ishte xheloz? Ishte xheloz i paparë. Nuk më pyesin çunat mua.


Lajmi kryesor:

Përsëritet horrori në Tiranë/ Mbyllte gruan në banesë nga xhelozia, e ruante me kamera dhe e dhunonte, 34-vjeçari: Kështu ma dha truri! Ishte kthyer nga Gjermania


SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'