Përsëritet horrori në Tiranë/ Mbyllte gruan në banesë nga xhelozia, e ruante me kamera dhe e dhunonte, 34-vjeçari: Kështu ma dha truri! Ishte kthyer nga Gjermania

TIRANË- Telefonata në polici e një gruaje të dhunuar, çoi efektivët e komisariatit numër 3 në Kodër Institut. Ajo që panë, ishte e ngjashme me historinë e 35-vjeçarit, ekonomistit që mbante mbyllur në banesë në zonën e “Selitës” gruan me dy fëmijët e nënën e tij dhe i vëzhgonte me kamera.

E njëjta skenë horrori përsëritet. 34-vjeçari Asqeri M. i kthyer nga Gjermania pak javë më parë, futi në izolim bashkëshorten e tij nënë e 4 fëmijëve të vegjël. I vuri kamera në çdo cep të shtëpisë brenda e saj për ta monitoruar dhe sipas policisë, ka ushtuar edhe dhunë fizike.

Nëse në rastin e parë, Jetnor Zh. i kishte në trurin e tij dyshimet se kontaktet me botën do i bënin keq familjes së tij aq sa dëgjonte zëra t’i flisnin nga muri, në historinë e burrit të kthyer nga Gjermania, denoncuar sot (6 shkurt 2024) nga policia,  zërat në kokë duket se ia kishte futur nëna e tij, e cila jetonte me nusen.

Në një intervistë për gazetarët, ajo akuzon nusen se e ka tradhtuar djalin e saj.

“Mori rrugën e gabuar. Mbulo këtu e mbulo aty. Unë si nënë asnjë llaf çunit. Bëri 3 gabime, ja fala. Iku çuni jashtë shtetit 8-9 muaj, si ja nisi në telefon bam-bam.. I dolën mendtë çunit. Po kamerat kush i ka vendosi? Mizerja çuni. Ishte xheloz i paparë”, tha nëna.

Kur djali u kthye nga Gjermania mbeti gjatë pa punë, shfaqi shenja agresiviteti, e fyente gruan dhe e akuzonte se e ka tradhtuar.

Gruan e ka frenuar të punojë prej xhelozisë, por nëna e 4 fëmijëve ia kishte dalë që të paktën punën të mos e humbiste edhe pse mungoi për 2 javë.

Pamjet që në fakt i vuri të ruante gruan, kanë shërbyer që policia të zbulojë veprimet e kryefamiljarit, i cili siç burimet tregojnë për Report Tv, në disa momente teksa luan me fëmijët e vegjël, ngrihet dhe ushtron dhunë ndaj gruas. Të njëjtat burime thonë se edhe vëllai i 34-vjeçarit, rezulton i dënuar për dhunë në familje.

E vetmja përgjigje që i dha hetuesve përse e bëri të gjithën, është “Kështu ma dha truri”. Një ekspertizë mjeko-ligjore do të caktojë nëse burri ka apo jo probleme të shëndetit mendor.

Ky është rasti i dytë i izolimit të gruas në banesë që ndodh brenda pak kohësh në Tiranë. Më 26 janar 2024 një tjetër rast u zbulua në Selitë, ku 35-vjeçari Jetnor Zh., mbante të mbyllur gruan, nënën dhe fëmijët, si edhe i vëzhgonte me kamera e ushtronte dhunë fizike ndaj tyre.

Ndiqni lajmet në zhvillim

1707246636_4eb076f60f564f23bf380d3760641b89.jpg

 

Momenti kur dhunon gruan

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:44
'Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës', gruaja e 34-vjeçarit mohon deklaratën në polici: Kamerat i vura vetë, s’më ka dhunuar

 

Gruaja që u mbyll në banesë nga bashkëshorti Asqeri M. Ka folur me gazetarët, por ajo për mediat është tërhequr nga deklarata që ka dhënë në polici se është dhunuar nga burri.

Madje ajo thotë se kamerat i ka vënë vetë.

Gruaja: Nuk ka asnjë lloj dhune. Siç zihen krejt çiftet. Ku e gjete t’i të drejtën të shkosh tek shtëpia. Kamerat i kam vënë vetë.

Pse ke thënë që më ka kontrolluar?

S’kam qenë mirë nga trutë e kokës.

Pse ua ka thyer vëllai juaj telefonin?

E kam thyer vetë. E theva për qef.

A e ke tradhtuar?

Jo.

Je e sigurt?

Po shumë e sigurt.

Ora 12:56
Flet për Report Tv nëna e 34-vjeçarit që mbyllte gruan në banesë: Djali nuk ka ushtruar dhunë, ishte xheloz prandaj i vuri kamerat

Nëna e 34-vjeçarit Asqeri M., i cili mbyllte gruan në banesë, ka folur për Report Tv mbi rastin e rëndë. Për gazetarin Freard Rista, ajo thotë se kamerat i kishte vendosur djali duke thënë se ishte shumë xheloz.

Ajo merr në mbrojtje djalin duke mohuar në mënyrë kategorike se djali i saj ushtronte dhunë, ndonëse burime për Report Tv bëjnë me dije se nga kamerat e sekuestruara ka momente kur 34-vjeçari dhunonte fizikisht gruan.

Teksa merr në mbrojtje djalin ajo hedh akuza ndaj nuses.

Ishim në rregull, biles një goce i bija nga koka, mos ma prek nusen se e kisha aq mirë sa s’ka. Kjo e shtrënguar s’ka qenë asnjëherë. Me thënë të drejtën mori rrugën e gabuar. Doli...mbulo këtu e mbulo aty. Unë si nënë asnjë llaf çunit. Se nëna ta përzije çunin është shumë e zorshme. Dhe rrogën se dorëzoi, katër kalamaj, një e kam rrit pesë 5 muaj, njërën 2 javëshe, njërën 3 javëshe, njërën një javësh dhe ka ik në punë.

Shkonte në punë, unë gjithë punët, me hëngër, me pi. Isha e fortë. Duli krejt kjo, lakuriq. Burrin e kisha të mirë, çuni nuk foli, tha bëri 3 gabime, ja fala. Iku çuni jashtë shtetit 8-9 muaj, si ja nisi në telefon bam-bam deri kur e çmendi. I dolën mendtë çunit. E pashë unë iku çuni nga mendtë. S’jemi familje e degjenerume. Ishim familje normale, s’ka kishte bërë vaki. Unë kisha katër goca, po i kisha... Shkonte në punë, punonte me thënë të drejtën. Ka 8-9 vjet e martuar. Kjo në punë punonte, rrugave..

Ka ushtruar dhunë djali?

Ti kishte rrahur nuk ishin...jo o djalë jo. Djali kishte nja 8-9 muaj, e kemi bërë me kredi. Mos e gëzofsha unë me gjithë këto. Kjo doli pastaj krejt. Theva këmbën, nuk bëra zë, më sillnin gocat për të ngrënë. Tani jam pak më mirë.

Kishin debate?

Nuk i bënte shërbim, ja hidhte rrobat atje. Nuk ia paloste. I palosja vetë sa kisha takat. Ditën e dielë kapte kalamajtë e dilte. Janë katër goca, bërë dhe një çun i thash.

Pse u kthye djali?

Djali u kthye se e pashë unë ca ishte duke i bërë kjo. Kjo mafiozët ia çonte te puna. I mori shokun në telefon, e pyeti ca pune bën Asqiriu, a është trafikant gocash, si e ka vendin aty që rri. Gabime i kam pa sa duash, i kam mbuluar. Çunit hiç, as kësaj hiç.

Djali e ka dhunuar?

Jo si ka ushtruar dhunë fare. E kishte pas denoncuar kjo.

Po thoni që e ka bërë me qëllim? Po po...

Po kamerat kush i ka vendos?

Mizerja çuni. A ne i vendosëm?

Ishte xheloz? Ishte xheloz i paparë. Nuk më pyesin çunat mua.

Ora 11:01
‘Më akuzonte për tradhti’, dëshmon gruaja që mbyllej në banesë nga burri! Pre e dhunës edhe 4 fëmijët  

1707210433_tirane.jpg

Gruaja e cila mbyllej në banesë nga burri, i cili i ushtronte edhe dhunë dhe e ruante me kamera, ka deklaruar para hetuesve se 34-vjeçari pas kthimit nga Gjermania ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti.

Çifti ka 4 fëmijë, të cilët bashkë me nënën kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34-vjecari, i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas.

Policia ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë si provë materiale, të cilat do të shërbejnë si prova në procesin e hetimit në vijim.

Ora 10:57
‘Kështu ma dha truri’, çfarë deklaroi 34-vjeçari që mbyllte gruan në banesë dhe e ruante me kamera! E pengoi të shkonte edhe në punë

 

34-vjeçari Asqeri M., i cili mbante të mbyllur në banesë gruan, ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe vetëm pak pas kthimit kishte nisur të monitoronte me kamera të gjitha ambientet e shtëpisë.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson së çdo dhomë kishte vendosur nga 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë.

Ai vijon të jetë i papunë që pas kthimit nga Gjermania, ndërsa fillimisht ka tentuar të pengojë për të punuar edhe bashkëshorten, e cila fillimisht për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë, por është rikthyer. Në deklarimet e tij, 34-vjeçari është shprehur se i monitoronte se "kështu ma dha truri".

Ora 10:10
Mbante të mbyllur gruan dhe e ruante me kamera, 34 vjeçari i arrestuar në Tiranë kishte shfaqur shenja dhune sapo ishte kthyer nga Gjermania

1706709436_policia.PNG

Report Tv ka mësuar detaje të tjera nga ngjarja e ndodhur në Tiranë ku një 34 vjeçar mbante të mbyllur gruan me banesë dhe e ruante me kamera.

I arrestuari, Asqeri M., dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Prej pak kohësh ishte kthyer nga Gjermania. Pas kthimit kishte shfaqur shenja dhune ku nisi të rrihte bashkëshorten e tij, e izoloi dhe e monitoronte me kamera.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/02/2024 00:33

    C'te thuash,keta te tre kane probleme mendore e sociale! Ky perverti qe engeldisej duke pare ne kamera gruan e femijet duke u lare ne dush e duke i mbyllur brenda;kjo nene per te cilen djali te vetmin gabim qe ka bere ,e ka bere nga xhelozia dhe per cdo gje tjeter fajin e ka bota,kjo grua e trembur e torturuar dhe frikesuar deri ne piken qe terrheq akuzen,apo merr persiper veprimet e burrit! Mire qe gjeti guxim e denoncoi, se ceshtja mund te ishte thelluar me shume e mund te kishte marre nje kthese per me keq! Shpresojme qe shteti te mos terrhiqet nga akuzat,pavaresisht terrheqjes se gruas nga akuzat!Shpresojme qe te mos perseritet rasti i asaj gruas qe vdiq e vetehelmuar dhe nje nga shkaqet ishte qe policia nuk kishte vazhduar hetimet se nuk ishte bere nje akuze e dyte prej saj!

    Përgjigju
  • Erti: 06/02/2024 10:20

    Bravo policia shtetit vtm respekte esht ngrit shum niveli policise kte kohet fundit me perpara sdenonconte njeri gje se nuk kishim besim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale