Flet misionar i pajtimit të gjaqeve në Shkodër: Si ndërmjetësova (pa sukses) për lirimin e Jan Prengës /VIDEO)

SHKODER - Pajtuesi i gjaqeve Nikoll Shullani, thotë se djali i tij Gëzim Shullani nuk ka lidhje me çfarë është përmendur në media, ku u përfol si një nga personat që kishte vjedhur bashkë me Astrit Prengën  prej 260 kg kokainë. Në një prononcim për Report Tv, Nikollë Shullani tregon se si u kontaktua nga dy vëllezërit e Jan Prengës, i cili ishte marrë peng më 17 janar 2020, dhe të gjitha takimet që ai ka bërë me familjet, Doç, Gështenja dhe Bleta, që vëllezërit Prenga dyshonin se ishin rrëmbyesit e 49-vjeçarit Jan Prenga.

Ai tha se ishte Anton Prenga, ai që e ka takuar dhe i ka treguar për rrëmbimin dhe bisedat e Ndrek Prengës me Gramoz Rexhepin, që zbuloi emrat e grupit të Dukagjinit. 

Ndërmjetësimi është kryer në familjet në zonën e Dukagjinit, të Gentjan Doçit, ku babai i tij tha se ka 7 muaj pa biseduar me djalin. Ndërkohë në shtëpinë e Gentian Bletës nuk kanë qenë asnjë burrë, dhe në banesë ndodhej vetëm një grua, pa mundur të hyjnë në bisedime e ndëmjetësim për lirimin e Jan Prengës.

Në të dyja takimet e zhvilluara në Shkodër, bisedimet kanë dështuar.

Në familjen Gështenja, çifti i të moshuarve - siç thotë pajtuesi i gjaqeve, ka mbledhur meshkujt e fisit, dhe ku ka thënë se me një betim para 24 burrave në kishë, nipi i tyre nuk ka lidhje me ngjarjen.

Kështu, të të treja këto takime, vëllezërit e Jan Prengës, kushëriri i tij drejtuar nga pajtuesi i gjaqeve, nuk kanë mundur të arrijnë ndërmjetësimin për lirimin e Jan Prengës. Trupi i tij ende nuk është gjetur nga policia, ndërkohë që në pranga kanë rënë disa persona, por Doçi, Bleta e Gështenja janë në kërkim. së bashku me një nga të dyshuarit kryesor si autorët, Altin Hajrin, pronarin e kompleksit "Golden" në Shijak, prej nga dyshohet të ketë dalë i pajetë trupi i 49-vjeçarit dhe të jetë transportuar me një frugon të bardhë, në një vend që asnjë nga të arrestuarit nuk e ka zbuluar.

"Familja Prenga ka pasur një fatkeqësi, u kanë rrëmbyer një mashkull edhe ka ardhur Anton Prenga bashkë me Pjetër Prengën dhe me një kushëri të vetin tek shtëpia ime. Unë familjen Prenga i kam miq shtëpie. Dhe më kanë thënë Nikoll, rrëmbyesit e vëllaut i kemi në Shkodër prandaj duhet me marrë me ne, shkojmë tek ato familje dhe bisedojmë. Unë kam thënë: Matuni mirë se kur ti shkosh atij tjetrit për të tillë problem duhet me qenë 99% i sigurt. Më thanë që ti i ke patriotë, je prej asaj zone, na kanë thënë se i njeh. I kam thënë Doçajt i njoh, jam le e rrit me Doçajt, i njoh për familje shumë të mira, janë rritur me halle me probleme. Kemi shkuar tek Lushi, ku u përmendte djali i tij Gentiani. Jemi takuar të 4 bashkë, i kanë kallëzuar se si ka ndodhur puna. I kanë kallëzuar se është përmendur djali jot. I kam thënë në emër të madhit zot, e të njerëzimit e të burrnisë, e të autoritetit të sedrës që kemi si malësor, bisedo me djalin nëse ka dijeni për këtë punë të na ndihmojë, si ta gjejmë mashkullin, qoftë gjallë, qoftë vdekur, e ta varrosim. Për çdo gjë çfarë t'u kenë borxh familja Prenga hyn dorëzan Nikoll Shullani. Ai më ka thënë, 7 muaj nuk kam folur me atë djalë, nuk di çfarë të them, po munda të lidhem në telefon do të bisedoj me të të të kallëzoj.

Kemi dalë të katërt, kemi shkuar tek familja Bleta. Atje nuk kemi gjetur askënd, vetëm një grua që më tha: Ka ikur ka shkuar në Itali me gjithë gruan.

Kemi ikur dhe kemi shkuar tek familja Gështenja, që janë kushërinj me njeri-tjetrin (me familjen Bleta), janw me origjinë nga Dukagjini, por të ardhur në Hot prej shumë vitesh më parë.  I thash këta burra kanë ardhur të takohen me ty se i kanë rrëmbyer vëllanë, bisedat q janë bërë në Angli mes vëllezërve Prenga dhe të vlonjatit ka përmendur emrin e djalit tuaj.

Më ka kthyer përgjigje shumë të mirë, shumë njerëzore. Nëse nipi im që ka shkuar 7 vjeç në Angli, ka dijeni për këtë punë ose ka hyrë në këtë punë kurrë zoti mos t'ia bëjë mbarë nuk dua ta di se është nipi im. Brenda 5 ditësh do të flas me meshkujt nga i kam, se i kam shpërndarë nëpër Evropë, dhe do të kthej përgjigje. Kam ikur, vëllezërit e Prengës ikën në Tiranë, më pas më ka çuar fjalë Gjon Gështenja e më ka thënë hajde takohu me mua. Kam shkuar tek Gjon Gështenja, atje kishte bashkuar meshkujt, mu shpreh tamam si e ka zakoni kanuni i Lekë Dukagjinit dhe zona e Dukagjinit. Unë tha kam biseduar me një nip, nipi ka qenë duke ardhur dhe ma kanë nxjerrë person në kërkim. Meshkujt i kam bashkuar, tani shteti e ka marrë këtë punë, të vazhdojë punën e vet. Jam burrë me i bë be me 24 burra në kish se nuk i kam hak as hile, as nuk di kush ia ka bërë, as nuk kam qëlluar askënd. Jam çuar kam dalë. Detyra ime është të pajtoj, të ndërmjetësoj familje, të shtrijë dorën e pajtimit dhe mos të shkojmë tek vrasja. Mua më vjen shumë keq për fatkeqësinë që i ndodhi familjes Prenga.

Është marrë nëpër gojë edhe djali im. Unë nuk e mohoj pa vdekur se e kam një djalë, e njoh kë kam djalë. Ai ka punuar me vëllezërit Prenga, i ka pas punëtor. Por në këtë situatë djalin tim e kanë marrë në qafë. Pse ka dy muaj kjo punë e nuk e marrin djalin tim në telefon ta pyesin si është puna Gëzim, se baba yt ka fol. Unë i kam thënë në telefon: Gëzim, bisedo me Prengajt, nëse ata kanë në dorë në marrjen e mallit se si ia kanë marrë anglezit, për llogari të polakut a bullgarit si e kanë ata, të dorëzojnë mallin, të dorëzojnë mashkullin se është baba i 5 fëmijëve, e kanë vëlla.

Nuk jam njeri unë me u marr njeri kot më kot nëpër gojë. Detyrën tim e kam më të nderuar, pyesni kush është Nikoll Shumani, kush më njeh në Shqipëri, e deri në Kanada. Djali ka biseduar me ta, i ka thënë nëse dini gjë për këtë punë, dorëzoni mallin e mos t'iu shkojë në varr. Nuk ka biseduar as me vlonjatin as me Doçin, as me një tjetër. Unë e kam 22 vjet në Angli atë djalë, dhe nuk ma ka thënë kush asnjë gjysmë fjale për të.

Me familjen Doçi dhe familjen Bleta nuk kam pasur kontakt, nuk më kanë kthyer përgjigje. Nëse familja Gështenja më ka kthyer përgjigje, i kam takuar ata pleq të nderuar, gjyshen edhe gjyshen dhe i kishte bashkuar meshkujt e tij. dhe më thanë ne jemi gati në bazë të zakonit", thotë Nikoll Shullani.

Për rrëmbimin e tij, janë arrestuar deri në këto momente Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Ardian Doçaj dhe Festim Bixhdili i cili është i dyshuari kryesor që ka marrë dhe zhdukur trupin e pajetë të Jan Prengës. Ndërsa në kërkim për akuzën e rrëmbimit të personit dhe “trafikut të narkotikëve” kryer në bashkëpunim janë Gentian Finiqi ose Doçaj, Gentian Bleta, Korado Doda ose Gështenja, Altin Hajri, Artan Doçaj dhe Aldo Manjishta. Deri në këtë fazë të hetimit, ende nuk është zbuluar se ku është groposur trupi i pajetë i Jan Prengës

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 14/02/2020 10:29

    Vetum nje ka ken per ne shqiptaret PPSH

    Përgjigju
  • sonazhi: 13/02/2020 20:20

    Kush e mbron kyt gentian docin se vetem kti ala nuk ja nxjerr asi foto

    Përgjigju
  • Artur: 13/02/2020 17:36

    Lush,Llesh,Dode,Prenge,Anton,Doç,Nikoll,rrace egersirash per te jetu ne shpella ose ne kopesht zoologjik.Nuk ka lidhje me njerezine.

    Përgjigju
  • Pyka: 13/02/2020 16:35

    Ore,ç'jepni nga këta....ore ky individi,nuk e kuptoj,është ligji?Eshtë siper ligjit?!!!!Apo poshtë ligjit....Ore po na çoni në vitet 1400!!Realitete të hidhura të botës krimit....Mjerë kush ngec dhe mjerë kush bie në duartë e tyre....

    Përgjigju
  • genti: 13/02/2020 14:43

    digjojeni kur thote ne republiken popullore te shqiperise! i modh

    Përgjigju
  • Arbëri: 13/02/2020 12:43

    ”Misionar ” ky duhet burgosur i pari për fshehje të krimit, ju është OFL, KQK, SPAK e dreqi e i biri djallit deri kur më me propaganda ...???

    Përgjigju
  • Genti: 13/02/2020 12:42

    O Nikoll po djali jot ishte njeri nga ata qe vodhen drogen ne angli, ti pajtues obobobobi sa poshte kemi rene, ti duhet te ishe ne burg per gjithe ato certifikata te fallsifikuara qe ke leshu per perfitimin e azilit jashte, pleher

    Përgjigju
    • Arty: 13/02/2020 20:53

      Asht e vertet sa njerzit kan marre letrat me certifikata qe ju ka dhane. Po per sta ska gja se nuk I ka ba kuj dam.

  • Pajdhtuesi: 13/02/2020 11:55

    Pijanec ordiner do me pajtu ky i pabesi.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 13/02/2020 11:53

    Shum barcalet e bukur kjo "portokallija te mos rri kot" materjalin e kan dhe hopa.Vetem nji gjo nuk mor vesh dhe ishalla eshte faji im, po' a ka e burrni kto apo hajt tja fusim se demokraci eshte, me verte duhet ta PRANOJME ME TE MIRAT DHE TE KEQIJAT DEMOKRACINE POR JO ME KET FAR FEJE O MILET SE DHE ATE CIK BURRNI QE KISHIT PO JU HIKEN

    Përgjigju
  • Shaban: 13/02/2020 11:50

    Njerez te mire por shesin droge. Besojne perendine por vrasin njerez.

    Përgjigju
  • Agjenti: 13/02/2020 11:48

    Kulmi kur thone i njoh si familje shume te mire... vetem se merren pak me pengmarrje dhe trafik droge.

    Përgjigju
    • YHNJM: 13/02/2020 13:36

      Ky flet me sa din aji e si kane kene fisi, gjyshat e ma ndej. Se njeh noshta as djalin e vet jo ma Shaljanet e brezit te ri. Shaljanet jane me derrasa mangut

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025