-
Jurgis Çyrbja kërkon rrëzimin e vendimit të GJKKO për dekonspirim operacioni policor e korrupsion në zgjedhje, Apeli ‘flet’ më 24 prill
Ish deputeti socialist Jurgis Çyrbja përmes avokatëve mbrojtës, ka pretenduar se vendimi i shkallës së parë është i paarsyetuar, nuk provohet vepra penale e nxjerrjes së sekretit shtetëror si dhe nuk qëndron akuza e korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje.
10 Prill, 10:43 -
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Prej 6 vitesh në arrati, GJKKO dënon me burg përjetë pronarin e kompleksit ‘Golden’, Altin Hajri
Altin Hajri është në kërkim prej janarit 2020. Gjykata provoi se Hajri ka pasur dijeni dhe ka bashkëpunuar me autorët për të eliminuar Jan Prengën. Për herë të fundit, trupi i Prengës është parë në ambientet e ‘Golden Resort’ në pronësi të Hajrit në Shijak.
24 Mars, 13:26 -
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkoi burg përjetë, mbrojtja e Altin Hajrit: Nuk ka lidhje me ngjarjen, i dha ujë, kur e mësoi largoi familjen nga kompleksi
Altin Hajri po gjykohet në mungesë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në 2020-ën. SPAK thotë se Hajri ka pasur dijeni për rrëmbimin dhe ka bashkëpunuar me autorët e kësaj ngjarje të rëndë.
6 Mars, 14:20 -
Lirohet nga qelia ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja, pjesën më të madhe të dënimit e shleu në paraburgim
Jurgis Çyrbja ishte dënuar për përkrahje të eksponentëve të krimit, korrupsion aktiv në zgjedhje dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Pjesën më të madhe të kohës ish-deputeti e kaloi në paraburgim. Ai dha dorëheqjen nga mandati në 10 tetor 2024.
21 Shkurt, 09:58 -
Kërkoi të lirohej sot, Apeli rrëzon Jurgis Çyrbjan: Ke dhe disa orë burg! Ish-deputeti i PS lirohet nesër, shumicën e dënimit e shleu me paraburgim
Qëndrimi i gjatë në paraburgim e ka favorizuar ish-deputetin Jurgis Çyrbja, i cili pritet të dalë nesër nga qelia. Çyrbja u dënua me 2 vjet heqje lirie, në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa kishte kaluar pak më më shumë se 12 muaj si i paraburgosur, periudhë që i njihet e barabartë me më shumë se 1 vit e gjysmë burgim.
20 Shkurt, 10:07 -
Zhdukja e Jan Prengës/ Festim Bexhdili nuk heq dorë nga rekursi, i drejtohet Gjykatës së Lartë
Bexhdili kërkon të prishet vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 25 korrik 2025 për dënimin e tij me burg përjetë në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Ilir Panda është caktuar relator i çështjes nga shorti elektronik.
12 Shkurt, 09:44 -
-
Dekonspirim të operacioneve policore e korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-deputetin Jurgis Çyrbja, 3 vite Altin Hajrin e 2 vite për Mashën
GJKKO ka pranuar pretencën e SPAK dhe ka dënuar me 3 vite burgim burgim ish-deputetin e Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja dhe Altin Hajrin, ndërsa për Ahmet Mashën është vendosur 2 vite e 8 muaj burgim.
3 Nëntor 2025, 11:25 -
Gjykim i shkurtuar për dosjen 'Çyrbja', GJKKO pranon kërkesën e ish-deputetit të PS, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit
Në fund të procesit gjyqësor, nëse provohen akuzat dhe ata dënohen do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit. Në seancën e radhës, më 20 tetor, do të dëgjohen konkluzionet e SPAK. Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje e sekretit shtetëror.
3 Tetor 2025, 10:00 -
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Avokatët e Altin Hajrit kërkojnë pezullimin e procesit, GJKKO nuk pranon! Shtyhet seanca për t’u njohur me provat shkencore
Avokatët mbrojtës kërkuan kohë të njiheshin me provat e reja shkresore të paraqitura nga SPAK, për këtë arsye seanca u shty në datë 6 tetor ora 14:00.
23 Shtator 2025, 13:11 -
Dekonspiroi operacionet e policisë, dosja ‘Çyrbja’ në gjyq! Ish-deputeti i PS, Hajri dhe Masha kërkojnë gjykim të shkurtuar
Çyrbja dhe Masha mbahen të arrestuar ndërsa Altin Hajri i kërkuar edhe për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës ndonëse në arrati, ka autorizuar avokatin e tij duke firmosur një prokurë të posaçme që ta përfaqesojë në këtë proces.
15 Shtator 2025, 13:54 -
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO, burg përjetë kopshtarit Festim Bexhdili! Ende në kërkim Altin Hajri (VENDIMI)
Edhe pse u rikthye për të dytën herë në Apel, ish kopshtari i kompleksit Golden Festim Bizhdili, nuk i shpëtoi burgimit të përjetshëm. Treshja gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatë së Posaçme, megjithëse dy prokurorët ishin të ndarë në kërkesat e tyre, duke kërkuar njëri 20 vite dënim dhe tjetri burg të përjetshëm.
25 Korrik 2025, 11:33 -
Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’, GJKKO rrëzon ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja (VENDIMI)
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”. Më 15 korrik SPAK mbylli hetimet dhe çoi për gjykim 3 të pandehurit e dosjes, mes tyre edhe i shumëkërkuari Altin Hajri
23 Korrik 2025, 09:40 -
-
Dekonspiroi aksionet e policisë, SPAK mbyll hetimet për ish-deputetin Çyrbja: Ndihmoi Altin Hajrin në këmbim të votave
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen ndaj tre të pandehurve; Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri. Në krye të listës qëndron Jurgis Çyrbja, ish-deputet i Partisë Socialiste, i cili akuzohet për një sërë veprash penale të kryera gjatë kohës kur ushtronte funksion publik në Kuvendin e Shqipërisë.
15 Korrik 2025, 15:50 -
Zhdukja e Jani Prengës, dy prokurorët e SPAK përplasen në Apelin e GJKKO me njëri-tjetrin, për pretencën ndaj kopshtarit të 'Golden'! Vendimi më 25 korrik
Dy prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Elida Kaçkini, japin pretencë të ndryshme në Apelin e GJKKO-së për Festim Bixhdilin, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prenges, më 17 janar 2020, ku u torturua për vdekje në kompleksin ‘Golden” dhe u zhduk pa gjurmë. Dibra kërkon 20 vite: Mbase nuk di gjë ku ndodhrt trupi dhe veproi nga frika! Kaçkini kërkoi burg përjetë: S'tregoi, nuk shfaqi as pendesë, pjesë e grupit! Bixhdili: Edhe prokurorja po të ishte do vepronte ashtu, nga halli! Ishalla bëhet drejtësi!
11 Korrik 2025, 11:43 -
Vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë në gjyqin për kopshtarin: S’dua të pyetem, s'kam çfarë të them
Policia shoqëron me forcë Dritan Rexhepin, në seancën e Apelit të GJKKO për kopshtarin Bexhdili. U rrëzua edhe kërkesa e mbrojtjes që pamjet filmike të ‘Golden’ të këqyreshin nga një ekspert.
13 Qershor 2025, 09:32 -
Zhdukja e Jan Prengës/ SPAK ‘përplaset’ me avokatin e kopshtarit për pamjet filmike! Apeli urdhëron shoqërimin me forcë të Rexhepit, Majnishta kyç gojën
Gjykata e Lartë prishi vendimin e dënimit me burg përjetë për Festim Bexhdilin, duke e kthyer çështjen për rigjykim. Por sipas SPAK ai e di vendin ku u dërgua trupi, pasi ka qenë pjesë. Avokati i tij, Ilir Murati, kërkoi që të shikohen pamjet e kamerave të sigurisë së kompleksit, që bënë edhe zbulimin e krimit, në sallën e gjyqit.
12 Qershor 2025, 12:05 -
Gjyqi për vrasjen e Jan Prengës/ SPAK dorëzon komunikimet në SkyEcc të Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit! Dërgon letërporosi për të tjerë
Në këtë seancë u diskutua për transkriptimet e Sky Ecc që SPAK ka administruar në kuadër të këtij gjykimi. Seanca e radhës do të zhvillohet më 20 qershor.
4 Qershor 2025, 10:45 -
Gjyqi ndaj kopshtarit Bexhdili për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës, SPAK: Kemi zbërthyer bisedat në SKY ECC të Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentjan Funiqit! Na i solli Franca, janë të ligjshme
Merr një kthesë të fortë dosja për një nga ngjarjet më të rënda, e ndodhur më 17 janar 2020 në Kamëz-Shijak. Në gjyqin e Apelit të GJKKO ndaj kopshtarit Festim Bixhdili, që nuk tregon se ku u dërgua trupi, prokurorët treguan provat e reja të forta. Sipas tyre, Rexhepi ka folur me dy të tjerët për rrëmbimin dhe letër-porositë franceze e konfirmojnë. Avokatët kundërshtojnë, marrin kohë për njohje me provat. Ja kur mbahet seanca e radhë
30 Prill 2025, 12:02