‘Krisje’ me Sylvinhon? Broja reagon për herë të parë: Lajme të rreme, i lumtur që jemi në Gjermani! Trajneri: E mirëpresim në ekip

‘Krisje’ me Sylvinhon? Broja reagon për herë të parë: Lajme të rreme, i lumtur që jemi në Gjermani! Trajneri: E mirëpresim në ekip

Armado Broja dhe Sylvinho

Sulmuesi i Kombëtares dhe Chelseas, Armando Broja ka reaguar në një postim të gjatë në kanalet e komunikimit, duke i quajtur të rreme lajmet për një “krisje” të tij në Kombëtare. 22-vjeçari e thotë qartë se ka qenë jashtë grumbullimit për shkak të dëmtimit që e ka mbajtur jashtë fushave për 11 muaj. Broja shkruan se tekniku nuk e ka përzgjedhur vetëm për shkak të dëmtimit që kishte pësuar dhe se kishte luajtur shumë pak në këtë periudhë.

Sulmuesi thotë se kanë qarkulluar lajme të rreme dhe se ai e do kombëtaren me gjithë zemër, madje në fund i ka uruar fitoren ne ndeshjen e nesërme me Ishujt Faroe në 'Air Albania'. 

"I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se unë dhe menaxheri jemi zënë është gënjeshtër e plotë. Unë e dua kombëtaren me gjithë zemër. Isha shumë i mërzitur që mun desh të humbisja 1 vit të kombëtares për shkak të dëmtimit dhe më pëlqen të besoj se unë dhe menaxheri kemi një marrëdhënie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin. Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë të kualifikohet për Gjermani. Kam shumë respekt për të gjithë stafin dhe lojtarët dhe menaxherin në Shqipëri. Ai nuk më zgjodhi mua jo sepse u prishëm bashkë, por thjesht sepse u lëndova dhe nuk isha në formë. Nuk kam luajtur asnjë ndeshje që nga grumbullimi i fundit. Inshallah me fitore nesër. Me respekt Armando Broja", shkruan Broja. 

Tekniku brazilian, në konferencën para ndeshjes me Ishujt Faroe komentoi edhe pretendimet për një krizë me Brojën, ku theksoi se futbollisti është i mirëpritur në kombëtare pasi të rikuperohet plotësisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:07
Broja i quajti lajme të rreme, Sylvinho: Shëndeti i tij ka rëndësi, e mirëpresim në ekip

1700411566_sylvinho.jpeg

Trajneri Sylvinho ka reaguar pas lajmeve për një krisje të mes kombëtares shqiptare dhe sulmuesit Armando Broja. Sylvinho tha se kjo nuk është e vërtetë, por atij i duhet kohë që të rikuperohet për shkak të dëmtimit. Trajneri i kuqezinjve tha se e mirëpresin Brojën mes tyre kur të jetë në formë.

Kam parë postimin, kam dëgjuar që flitet shpesh për Brojën sikur s’ka pasur dëshirë. Ju siguroj që janë gjëra që nuk ekzistojnë dhe nuk ka asgjë të vërtetë në këto që nuk shkruhen, e respektoj si lojtar, por ne duhet të respektojmë edhe shëndetin tij. Herën e fundit që erdhi me komb u stërvit shumë pak. Ne kemi bërë grumbullimin dhe ai nuk kishte hyrë në fushë ende. Është lojtar që nga 11 nëntori ka bërë praktikisht 11 muaj pa luajtur një ndeshje 90 minuta, ai ka nevojë dhe e di, që të riaftësohet me qetësi, nuk është e lehtë. Ka nevojë të rikuperohet të jetë në formë sa më shpejt, është një lojtar shumë i mirë, por duhet të jemi të kujdesshëm. E mirëpresim kur ai të jetë në formë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin