I burgosuri kërcënon gjyqtarin LIVE: Ja e vërteta, çfarë më bëri, nëse s'tërhiqet, s'do i gjenden as kockat

KORÇE-I dënuari në burgun e Drenovës Neim Behari që dyshohet se kërcënoi gjyqtarin Markelin Kuqo dje në Korçë, por që më pas alarmi rezultoi fals në një lidhje telefonike për Report Tv nga qelia ku po vuan dënimin ka sqaruar të vërtetën sipas tij, ndërsa e ka kërcënuar LIVE gjyqtarin.

Ai mohon që të ketë dhënë urdhrin për ta kërcënuar, ndërsa e sqaron konfliktin me gjyqtarin. Neim Behari shprehet se ka kërkuar transferimin nga burgu i Drenovës në atë të Fushë Krujës ku ka qenë më parë, pasi familja banon në Tiranë, por gjyqtari Kuqo e ka marrë vendimin pa praninë e tij.

Ai thotë se gjyqtari i ka bërë presion, pasi ky i fundit kishte kërkuar përjashtimin e tij nga gjykimi i dosjes, ndërsa më pas vendimin e mori pa prezencën e tij. Në vendim gjyqtari, sipas Beharit, shkruante se duhet të bënte një vizitë te një mjeke psikiatre. I revoltuar për vendimin, që e cilëson si politik, Behari kërcënon se nëse gjyqtari nuk do të tërhiqet nuk do ti gjenden as kockat më.

Alarmi për eksploziv u dha dje por e gjitha rezultoi e rreme. Ishte një telefonatë e mbërritur nga burgu i Drenovës, që ngriti të gjithë Korçën në këmbë, por pas kontrollit të njësisë anti-eksplozive, rezultoi të mos kishte sasi lënde plasëse në makinën e gjyqtarit. Markelian Kuqo është gjyqtari që liroi nga qelia Gert Gjinararin, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.

Intervista me Neim Beharin nga burgu i Drenovës
Përshëndetje!
Në radhë të parë kisha një kritikë për mediat tuaj që të mos spekuloni nëse  nuk i keni informacionet e duhura. Për cfarë akuzohem unë nuk është e vërtetë, unë jam kundërshtar i bandës së Aldo Bare....Markelin Kuqo ka bërë një gjyq me mua dhe në datën 9 ka bërë një gjyq pa prezencën time.  Unë kam kërkuar transferimin në Fushë Krujë, por ky zotëri më ka bërë presion duke më thënë se jam shtetas grek, këtu është në kundërshtim me Konventën e të Drejtave të Njeriut. Nuk duhet të merren vendime në mungesë. Ai ka shkelur të drejtat dhe duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen e të drejtave. Motra jam pak i axhituar. Ju keni dezinformuar.

Si është pretendimi juaj?
Unë i kam dhënë një paralajmërim të qartë Kuqos. Unë jam ankuar te Agim Ismaili dhe te ministria e drejtësisë, pasi lerë cfarë thotë ai, pasi po shkel të drejtat. Unë kam kërkuar transferimin nga Drenova në Fushë Krujë, Kuqo më ka lënë një shkresë të takoj Drita Jakën dhe një mjeke psikiatre, kjo është absurde fare. Në bazë të nenit 16 unë kam kërkuar përjashtimin e Markeljan Kuqos pasi është i paaftë. Ai ka një masë disiplinore, pasi ka liruar një të dënuar.

Unë i thash se nuk përmbush kriteret që të bësh një seancë për mua. Unë kërkova përjashtimin e tij, ai ka marrë vendim pas dy ditësh pa dijeninë time që të takoj Drita Jakën dhe një mjeke në spitalin e burgut pa dijeninë timë. Ministrinë e drejtësisë e kam njoftuar. Mos ndoshta këto veprime bëhen nga Kuqo se jam anëtar i PD-së dhe e bën për të më mbyllur gojën mua. Nuk më mbyll gojën mua. Ky ka shkelur të drejtat e njeriut.

Ideja është që ta sqarojmë?
Gjyqtarit i është bërë një paralajmërim dhe nëse vijon të bëjë këto gjëra unë them se këtij personi nuk do i gjenden as kocat. Unë kam ish-efektiv i CIA-s, ushtarak në Afganistan dhe nuk kam lidhje më këto që thuhen, terrorizmat.

Kuqo dje është lajmëruar, dhe nëse do të ishte ekzekutuar ka metoda më speciale që nuk janë parë në Shqipëri. Ai është paralajmëruar. Ai ka kërkuar të shkoj në Tiranë te Dritan Jaka. Ai kërkon të më mbyllë gojën me makanicione politike. Drita Jaka është shefe e shëndetësisë së drejtorisë së Burgjeve dhe një mjeke psikiatre. Pse kam kërkuar unë përjashtimin e tij, ai ka kërkuar që të bëj një vizitë. Unë banoj në Tiranë dhe kam kërkuar transferimin në Fushë Krujë. Këto bëhen me urdhra nga ministrja e shëndetësisë, Edi Rama apo ndonjë deputet i Korçës, kjo është politike.

Ju keni pranuar se keni vendosur eksploziv?
Aty ka pasur një pako të dyshimtë,  ndoshta eksplozivi ka qenë pa detonator brenda. Nuk mund të jap shumë sqarime se cfarë bëjnë  senatorët e mi të Cosa Notrës ato janë urdhra që ekzekutohen nga unë. Nëse Kuqo do të vijojë të shkelë të drejtat e njeriut ndaj meje do të shikoni se cfarë do të ndodhë.

E keni bërë ju porosinë nga burgu?
Zonjë ato janë kompetenca të mia nuk mund të jap informacion. Ai është telefonuar nga unë, i kam folur edhe me të mirë, ai thotë jam i Edi Ramës.

Nuk e rëndon kjo situatën tuaj?
Edhe ne të burgosurit jemi njerëz kemi shpirt dhe zemër, Ky gjyqtar është i korruptuar, ka liruar një të dënuar, ka pasuri të pajustifikueshme.

Pas kësaj që ndodhi a ka pasur veprime kundër jush, izolim?
Unë nuk kam shkelur asnjë ligj. Unë nuk kam telefonuar nga burgu, pasi ka ardhur shefi i komisariatit dhe një prokuror më ka pyetur, më pas jam interesuar, por nuk e di se cfarë bëjnë mafiozët jashtë. Alarmin nuk e kam dhënë unë, por ata..

A e keni porositur ju?
Nuk kam autorizim të jap informacion se cfarë kam bërë. Ai është mirë të zbatojë konventën e të drejtave të njeriut. Nuk ka negociata për Shqipërinë pa respektuar të drejtat e njeriut, unë jam qytetar grek, quhem Nikos Konstadinos, e kam identitetin e dytë. Do ju lutesha të paktën të merrni informacion herë tjerët.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 16/10/2019 23:02

    Mbahu he burr,mos e lsho veten keshtu. CIA ka nevoj per ty. Hahahaha oooohahahaha

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/10/2019 20:45

    Hahahahahahaha !

    Përgjigju
  • Landi: 16/10/2019 20:16

    Cfare kercenimi mor aman. Ky duket haptazi qe eshte me probleme mendore.

    Përgjigju
  • Arber: 16/10/2019 14:17

    Meqë e paske me qef ketë qytetarin grek atëher mirmbetç aty ku je

    Përgjigju
  • Karabushi ta mbushi: 16/10/2019 13:42

    Çfar tëmeri një i burgosur ordiner bën live kërcënim vetëm në Shqipri ndodhin kto gjëra . Ky idjot i ler bën kërcënim nga burgu se s'ka shtet se në një shtet tjetër këti i bënin nënën e babën bashk e e fusnin andej nga ka dal. Po çfar ti bësh kshu ka ardh ditaqë burgaxhiu bën si cub. Mjer kombi Shqiptar mjer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit