Flet Thaçi...por s'njeh koalicionin
'I takon PDK të formojë qeverinë'

Flet Thaçi...por s'njeh koalicionin<br />'I takon PDK të formojë qeverinë'
PRISHTINË- Hashim Thaçi, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk e ka komentuar marrëveshjen e partive opozitare për të ndërtuar qeverinë, por ka thënë se partia e tij bashkë me koalicionin do të mandatohen për të formuar Ekzekutivin.  

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Thaçi ka thënë se ai do të marrë mandatin për formimin e qeverisë së ardhshme, pasi  Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e para në zgjedhjet e 8 qershorit.  “Është e qartë sot siç ishte e qartë edhe dje se mandatar i Qeverisë së ardhshme është partia fituese e zgjedhjeve dhe koalicioni parazgjedhor prej Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit për Mision të Ri”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas tij zgjedhjet e 8 qershorit kaluan si më të mirat e pasluftës dhe po numërohen edhe votat e fundit.
 
Sërish rokadë, Haradinaj: Do të qeveris unë Kosovën, jo Thaçi
Liderët e opozitës së Kosovës, pa Vetëvendosjen, firmosin marrëveshjen e “bashkimit” duke rrëzuar nga posti kryeministror Hashim Thaçin, i dalë fitues nga zgjedhjet e parakohshme të 8 Qershorit, por jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë e re.

Këtë të martë Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës, kundërshtari direkt i Thacit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt dhe Nisma për Kosovën e Limajt dhe e Jakup Krasniqit nënshkruan marrëveshjen mes tyre, duke i lënë drejtimin e vendit Ramush Haradinajt, si kreu i qeverisë, të cilësuar në këtë marrëveshje, si “qeveria e kthimit të shpresës”.  

Sipas marrëveshjes së firmosur nga krerët e të tre partive, kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës, e poashtu edhe Presidenti sipas Kushtetutës. Ndërsa Fatmir Limaj i Nismën do të marrë postin e zv/kryeministrit.

Më këtë marrëveshje krijohet një shumicë e re parlamentare pas zgjedhjeve të 8 Qershorit, dhe Hashim Thaçi dhe Partia Demokratike e Kosovës, kalon në opozitë. 

“Ne bashkërisht kemi vendosur që Ramush Haradinaj të jetë i nominuari ynë për kryeministër. Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës e po ashtu edhe presidenti në harmoni me kushtetutën. NISMA do të përfaqësohet me një Zëvendëskryeministër, të gjitha përgjegjësitë tjera politike dhe in
Marreveshja e firmosur mes tre krereve te partive
marreveshja haradinaj limaj mustafa
(Marrëveshja e firmosur me krerëve të tre partive të opozitës)

VV, Kurti: Bashkohemi në koalicion me LDK, AAK dhe Nismën, me kusht që qeveria e ardhshme të ndalë bisedimet me Serbinë
Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur kriteret e saja në mënyrë që ta mbështesin Qeverinë eventuale e cila pritet të bëhet nga LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma. Sipas drejtuesve të Vetëvendosjes qeveria e ardhshme e emergjencës duhet të ndërpresë bisedimet me Serbinë, implementimin e marrëveshjeve, mos krijimin e asociacionit për komunat serbe të veriut dhe ndaljen e privatizimit në KEK, PTK e Trepçë.Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se pas takimit të sotëm me krerët e LDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, tema bosht ka qenë pamundësimi i krijimit të qeverisë Thaçi 3, nga PDK-ja.

Kurti tha se përfaqësuesit e të gjitha këtyre subjekteve janë shprehur të vendosur që të mos hyjnë në koalicion me Hashim Thaçin dhe PDK-në.Kurti tha se është hap cilësor që të tri subjekte politike, LDK, AAK dhe NISMA për Kosovën, kanë vendosur që mos të jenë në asnjë mënyrë në koalicion me PDK-në, dhe njëkohësisht janë marrë vesh që të kenë një kandidat të përbashkët për kryeministër.

Haradinaj: Opozita ra dakord "Angazhohem per nje Kosove Europiane"
Ramush Haradinaj, njeriu që do ta drejtojë Qeverinë e Kosovës në bazë të marrëveshjes së opozitës, ka dhënë një deklaratë ekskluzive për Gazetën Express Ai thotë se do të angazhohet për një Kosovë Europiane.

“Të vetëdijshëm për gjendjen në vend, për gjendjen e rëndë, me qëllim të ndërrimit të kësaj gjendje, sot subjektet opozitare kemi rënë dakord për këtë marrëveshje. Angazhohem për një Kosovë Europiane, një Kosovë me rend dhe ligj dhe e zhvilluar ekonomikisht. Marrë obligim që secili qytetar i Kosovës të ndihet i lirë në vendin e vet. Do të punoj me spektrin opozitar dhe shoqërinë civile për vendin”, tha Ramush Haradinaj, në një prononcim për Gazetën Express.

haradinaj
Kuçi: Vullneti i qytetarëve nuk ndërrohet me marrëveshje antikushtetuese

"Vullneti i qytetarëve nuk ndërrohet me marrëveshje antikushtetuese. Dhe se marrëveshja mes partive opozitare, është një lloj presioni për të rritur pazarin negociues me PDK-në". Kështu pohoi zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi, pas një takimi të mbajtur me kandidatët për deputet në selinë e PDK-së.

“Besoj që duhet të lexohet kushtetuta. Kanë jurist të mirë ata. Vullneti i qytetarëve nuk ndërrohet me marrëveshje antikushtetuese...Unë veç dua me iu than që ta lexojnë kushtetutën, vetni juristat iu kallxojnë edhe atyne edhe neve. Ky është lloj presioni, për me rrit pazarin negociues me neve”, pohoi Kuçi.


  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë