Lojtari i njohur brazilian Robinjo u dënua pak ditë më parë me 9 vite burg nga gjykata italiane për përdhunim në grup ndaj një vajze shqiptare.Mediat italiane kanë zbardhur edhe deklaratën e vajzës pas ngjarjes së ndodhur në 22 janar të 2013 në një diskotekë në Milano.

Kam shkuar në klub me dy miq të tjerë. Ata janë larguar kur agresorët më dehën dhe më pas unë kam humbur ndjenjat. Grupi më ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me forcë, në një gardërobë” deklaron vajza shqiptare.

Ish-lojtari i Milanit deklaroi se do të apelojë dënimin për shkak se pretendon se ka pasur marrëdhënie konsensuale me vajzën shqiptare dhe se ata janë parë edhe në një restorant më parë.

dy.b/shqiptarja.com