Flini përmbys? Më
shumë ëndrra erotike

Flini përmbys? Më <br />shumë ëndrra erotike
Të fjeturit përmbys, pra duke e rënduar zemrën, mund të stimulojë imazhe me kontekst seksual. E gjitha kjo ndodh nga vështirësitë e frymëmarrjes.

Thuhet se fjetja përmbys i bën keq shtyllës kurrizore, por zbulimi i fundit mbi këtë fakt e kompeson disi lajmin e keq, duke theksuar që stimulon edhe ëndrrat erotike.

Stimuj të jashtëm- Ekzistojnë edhe stimuj të jashtëm, të cilët mund të ndikojnë në përvojën e ëndrrave pa sjellë shqetësim në ndjenja apo psikoanalizën.
Është botërisht e njohur se, për shembull, të shkosh në shtrat pas një vakti të rëndë në darkë, mund të na bëj të shohim ëndrra jo të këndshme, por një studim i Universitetit të Hong kong, i shton këtij fakti, se në qoftë se stomaku nuk është i ngopur, të fleturit përmbys dhuron ëndrra me përmbajtje erotike të lartë.


Hulumtimi - Gjatë ekseperimentimit të udhëhequr nga Calvin Kai-Ching YU, iu kërkua të 670 studentëve (dy të tretat ishin femra) për të plotësuar pyetësorë të ndryshëm rreth ëndrrave të tyre. Vullnetarët duhet të tregognin se sa shpesh shihnin ëndërra të kënashme, sa intensive ishin ato dhe cilës fushë i përksnin. Për më tepër, pjesëmarrësit e rinj përshkruan se në çfarë pozicioni flinin gjatë natës.

Nga kombinimi i të dhënave, hulumtuesit vunë re se sa më shpesh të flinin përmbys aq më shumë shihnin ëndrra më kontekst seksual. Por kjo nuk është e gjitha. Nga ëndrrat që treguan të rinjtë përveç fantazive normale erotike, janë vënë re edhe marrëdhënie seksuale me njerëz të fuqishëm, ose të famshëm.

(Gre.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë