Flini pa rroba, këto janë 6 arsyet pse duhet ta bëni

Flini pa rroba, këto janë 6 arsyet pse duhet ta bëni

I nxehti po bëhet i papërballueshëm…? Temperaturat e larta nuk ju ndihmojnë të bëni një gjumë të qetë?

Zgjidhja është të hiqni gjithë rrobat e trupit kur futeni në shtrat. 6 arsyet e mëposhtme do ju bindin se kjo është zgjidhja.

Mund t'ju ndihmojë me problemet e lëkurës

Nëse vuani nga ekzema apo probleme të tjera të lëkurës, duke fjetur lakuriq mund të përmirësoni gjendjen tuaj. Për më tepër, kjo gjetje gjithashtu mund ta mbajë lëkurën tuaj të butë dhe të hidratuar.

Mund të parandalojë infeksionet në organet gjenitale

Sipas WebMD, 75% e grave në një moment të caktuar të jetës një infeksion në vaginë dhe ekspertët pohojnë se të fjeturit nudo gjatë natës mund të ndihmojnë në parandalimin e tyre. Nëse doni të mbani veshur mbathjet tuaja, të paktën sigurohuni që ato janë pambuku.

Ju mund të flini gjumë më shpejt

Fjetja lakuriq e ftoh temperaturën e trupit tuaj, e cila nga ana tjetër i jep sinjale trupit se kur është koha për të fjetur. Përndryshe, nëse nuk e bëni këtë, blini shtresa ftohëse për krevatin. Për më tepër duke ftohur temperaturën e trupit, ju përmirësoni shanset për një gjumë të mirë gjatë natës, dhe për të mos u zgjuar fare.

Mund të zvogëlojë ndjenjat e stresit dhe ankthit

Pra, jeni të zhveshur dhe cilësia e gjumit përmirësohet. Këta faktorë të kombinuar ofrojnë një përfitim tjetër. Modelet e shëndetshme të gjumit mund të përmirësojnë problemet e shëndetit mendor si stresi, ankthi dhe depresioni.

Shmangni marrjen e një infeksioni të lëkurës

Jo vetëm që një natë pa rroba në trup përmirëson gjumin, ndihmon edhe në shqetësimet e lëkurës, si ekzema, por gjithashtu shanset për të marrë një infeksion të lëkurës janë më të pakta. Qelizat maja të Candida-s lulëzojnë në mjedise me lagështi, siç janë sqetullat, e sidomos në nxehtësi kur djersa prodhohet në maksimum, mundësia për të zhvilluar infeksione është më e madhe. Shto këtu edhe rrobat në trup...Ndaj, hiqini dhe ndjehuni rehat!

Ju mund të përmirësoni prodhimin e spermës

Kur jeni të mbinxehur, nuk bëni gjumë të qetë dhe gjithashtu dhe nivelet e testosteronit zvogëlohen si rezultat. Nëse nuk dëshironi të jeni lakuriq, veshje e bokserve të lirshme është një tjetër mundësi që rrit prodhimin e spermës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë