Flogert Muça: Mos u bëj si Sali Berisha, Albin

Flogert Muça: Mos u bëj si Sali Berisha, Albin

Sali Berisha dhe Albin Kurti

Sali Berisha i ka bërë shumë dëme Shqipërisë, por më i madhi ka qenë përçarja mes shqiptarëve: vëllavrasja, ndasitë krahinore, gjuha e urrejtjes, konfliktet, sulmet ndaj kundërshtarëve politikë, mediave dhe gazetarëve kritikë. Këto kanë kulmuar me tre momente që e çuan Shqipërinë në prag të luftës civile:

Dhunimi i zgjedhjeve të majit 1996 dhe kaosi i 1997-ës, ku u hapën depot dhe u vranë mbi 3000 shqiptarë të pafajshëm.

Grushti i shtetit në shtator 1998.

Vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar 2011 në mes të Bulevardit.

Albin, gjatë gjithë fushatës ke kultivuar gjuhën e urrejtjes, ke sulmuar bizneset dhe mediat që nuk të mbështesin, dhe tani po shohim gazetarët e Klan Kosovës të sulmohen nga militantët e tu në terren. Ndale dorën!

Gazetarët janë djem dhe vajza nënash që me punën e tyre mbajnë familjet me bukë dhe përpiqen të sjellin fjalën e lirë në shtëpitë e qytetarëve. Kosova nuk e pranon dhunën e shqiptarit mbi vëllanë dhe motrën e vet! Boll ka vuajtur nga dhuna e Serbisë.

Dil dhe mbroji ata që po sulmohen në emrin tënd, se në zgjedhjet e radhës do rrudhesh krejt. Këtë këshillë e ke falas, por herën tjetër nuk i dihet… ndoshta s’do ketë më një herë tjetër!

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar