PRISHTINE- Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina ka deklaruar se është e gatshme ta thërrasë vazhdimin e seancës brenda 24 orëve.

 Por e ka bërë me dije se nuk do ta bëjë një gjë të tillë derisa të ketë një marrëveshje në mes të liderëve partiak.

Ndërkaq, deputetja e koalicionit LDK-AAK-Nisma, Melihate Tërmkolli, ka kërkuar nga Brovina që këtë javë ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive.

Marrë nga "Epoka e Re"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)