Në një intervistë për televizionin A1 Report, këshilltari i PS-së në këshillin bashkiak, Florian Pullazi është shprehur i sigurt se Hoxha është shkarkuar me një vendim të bashkisë ditën e enjte, por kryetari i Bashkisë, Basha, tallet me gazetarët.
"Ankesat që janë bërë nga romët dhe nga ne kanë rënë në vesh të shurdhër. Ky punonjës është shkaktari i dhunës, problemeve të çështjes rome. Florenc Hoxha ka disa javë që është marrë me operacione dhe nuk e dimë ku u bazua. Familjet rome, njerëz në nevojë me mbledhjen e këtyre materialeve nxjerrin bukën e gojës. Ato nuk janë mbeturina, janë materiale plastike dhe alumin, të cilat janë të riciklueshme. Këto familje e zhvillojnë këtë aktivitet me të ardhura minimale, modeste"-tha Pullazi.
Çfarë ndodhi me Florenc Hoxhën?
Dje është bërë shkarkimi i tij. Nuk e kuptoj, kryetari Basha ka qejf të bëjë lojë me gazetarët. Me sa di unë ai është shkarkuar. Nga Florenc Hoxha nuk është cënuar vetëm komuniteti rom, por edhe unë. Z.Basha ka nis hetimin administrativ si unë edhe Florenc Hoxha jemi pyetur, jemi ballafaquar me komision. Në një situatë si kjo Bashkia e Tiranës duhet të jetë e paanshme.
A duhet të kishte dhënë dorëheqjen?
Nga ana e tij, qoftë edhe nga presioni i qytetarëve, apo i shoqërisë civile duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Unë nuk kam asnjë kontakt me z.Hoxha.
Si vlerësohet mesazhi i Ettore Sequi?
Mesazhi i Ettore Sequi është një mesazh elokuent. Ndërkohë, që nga ana tjetër Basha shfaqet në krahë me personin. Sequi duhet ta vazhdojë këtë ashtu si edhe ne. Mendoj se nuk ishte rastësi që Amnesty International zgjodhi një program i cili është 100% në mbrojtje të këtij komuniteti.
Basha 1 vit në Bashki: Cilat kanë qenë rezultatet? Ka pasur vërtet rezultat?
Z.Basha u mundua të jepte dhe të shfaqte punë pozitive. Veçse të bërit show, s'ka asgjë tjetër, nuk ka një punë të tillë. Nëse marrim taksat të cilat janë 60. Ai deklaron se janë ulur por, tatimet vendosen me xhiron që ka një pronar. Kemi rritje taksash dhe ka momente krize. Për këtë kemi kërkuar ngritjen e një komisioni, ndërkohë që Basha deklaroi se do të jem unë ai që do të influencoj.
Po rrugët?
Edhe unë si çdo qytetar them kur do të rregullohen, përmend rrugën te qendra e Baletit, e cila është e pa rregulluar. Aty kalojnë si të majtët dhe të djathtët, ndaj këtë e them si një qytetar dhe jo si këshilltar i majtë që rrugët duhet të rregullohen.
Rruga e Elbasanit solli prerje të pemëve. Për ne gazetarët nuk është bërë i ditur projekti, po ju këshilltarëve u është bërë?
Basha thotë që nuk është Park Kombëtar, por ai është Park Kombëtar. Ne jemi dakord që të ketë hapësira për qarkullim, por jo që të priten në këtë mënyrë masive dhe barbare pemët. Kjo vetëm në Shqipëri ndodh ose më saktë në Tiranë. Edhe vetë pronarët e truallit nuk ishin në dijeni për këtë gjë. Nuk ka shtet që të mos vërë në dijeni pronarët e truallit në fillim. Kur e mësuam kemi shkuar bashkarisht në polici. As policia nuk e ka marrë përsipër ta zgjidhë sepse është projekt i marrë nga qeveria. Nuk ka informacion pse janë marrë 200m, duke shkatërruar një monument kulture. Ka mungesë transparence për qytetarët dhe ne duhet të reagojmë fuqishëm karshi këtyre barbarizmave. Nuk ka informacion të saktë po do të veprohet këtu, këtu dhe për këtë gjë. Veprime që nuk i shkojnë për shtat një kryetari.
Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com