Një dyshe shumë e njohur sa i takon skenës shqiptare (bashkëpunëtorë edhe herë të tjera të Deliart Association) dhe që këtë vit do të shënohen edhe si prezantuesit e edicionit të 40-të të garës ndërkombëtare të bukurisë. "Jo rastësisht kjo zgjedhje, thotë Bozo. "Së pari sepse të dy ata janë personazhe që kanë jetuar jashtë Shqipërisë dhe njohin shumë mirë specifikat në prezantim të një eventi të tillë ndërkombëtar.
Së dyti sepse një dyshe e tillë e plotëson shumë mirë njëri-tjetrin: Genti ka edhe batutën, pra mbulon edhe këtë pjesë në prezantim, ndërsa Floriana ka staturën serioze të këtij prezantimi, dualiteti i të cilit më ka pëlqyer që në fillim. Janë një çift që i përgjigjen shumë mirë kërkesave të publikut të zgjedhur të Miss Globe, por edhe telespektatorëve që do ta ndjekin nga ekrani". Ndërsa Floriana Garo për shqiptarja.com është shprehur: “Ndjehem e emocionuar, sepse më duket se gjithçka që kam ëndërruar po më bëhet realitet.
Ka qenë në listën e dëshirave të mia që të prezantoja një event ndërkombëtar dhe si me porosi mu bë kjo ofertë. E pranova me shumë kënaqësi, sepse për më tepër unë i kam shumë qejf spektaklet e bukurisë, meqe kam marrë pjesë tek Miss Ëorld vjet. Do të prezantoj për herë të parë edhe në anglisht dhe kjo do jetë një eksperiencë shumë interesante”. Ndërkaq është hartuar edhe lista e të ftuarve të mbrëmjes së 2 nëntorit. Sopranoja shqiptare, e famshme në skenat që botës, që prej 20 vjetësh jeton në Itali,
Erla Kollaku do të interpretojë në skenë bashkë me Renis Gjokën. Një interpretim i ri, i krijuar enkas për ta, sepse Erla nuk do të dalë nga natyra e saj artistike, kënga është ndërthurje e klasikes me rock-un. Gjithashtu Frederik Ndoci, Anjeza Shahini e Xhoi do të jenë gjithashtu miq të mbrëmjes.
Një tjetër veçanti që premton surpriza të këndshme do të jetë edhe prania në skenë e disa prej konkurentëve të spektaklit "Dancig ëith the stars". Siç dihet në këtë edicion të 4-t të garës në kërcim të VIP-ve shqiptarë do të jetë konkurent edhe vetë producenti i Deliart Association, Petri Bozo. Prandaj disa prej konkurentëve të tij në këtë garë, promon e kësaj sfide do ta bëjnë pikërisht në skenën e madhe të Miss Globe 2013. Sa i takon kësaj të fundit, pjesë e risive do të jetë edhe skenografia e këtij viti.
Pak e ndikuar prej sallës "Kurora e Adriatikut" e pak nga idetë e reja të Rebus Studio, skenografia këtë vit do të jetë ndryshe nga tradicionalja. Më shumë se e dominuar nga kollonadat (siç është e zakonshme për një skenë konkursi bukurie), këtë vit do të dominojnë elementët e një skene mode, pasarelash e modelesh. Por sigurisht të gjitha këto të përshtatura për mbretëreshat e bukurisë së 48 shteteve që më 20 tetor do të vijnë në Shqipëri.
Pas turit të zakonshëm në zonat historike dhe kulturore të vendit tonë, vajzat do të mblidhen në Durrës, ku te dielen e 2 nëntorit nën ethet e garës dhe emocioneve që shkakton konkurimi për kurorën e më të bukurës së Globit do të shpallet dhe fituesja e radhës. Këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga Lorenza Lekstakaj ndërsa Kosova nga Xheraldina Selimi.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)