Floriana Garo një romancë të re?
Shpërthen ish-kunata në Facebook
Pak javë më parë, përfundimi i lidhjes 5-vjeçare të Floriana Garos dhe partnerit të saj, Tedi Ngjelës, ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Menjëherë pas publikimit të lajmit nisën të qarkullojnë shumë thashetheme që tentonin të shpjegonin ndarjen, por as Floriana e as Tedi, nuk dhanë deklarata konkrete.
Pak javë më parë, përfundimi i lidhjes 5-vjeçare të Floriana Garos dhe partnerit të saj, Tedi Ngjelës, ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Menjëherë pas publikimit të lajmit nisën të qarkullojnë shumë thashetheme që tentonin të shpjegonin ndarjen, por as Floriana e as Tedi, nuk dhanë deklarata konkrete.
Megjithatë një ‘adhurues anonim’ i moderators së emisionit “Jo Vetëm Modë”, ka përfituar nga statusi ‘single’ i vajzës së ekranit dhe nuk ka nguruar të shprehë simpatinë ndaj saj. Shkak për të menduar kështu janë bërë shumë buqeta me lule, që mbërritën brenda një dite në Tv Klan, pak ditë më parë. Trëndafilat e bardhë e të kuq kanë qenë pa emër, por e pyetur nga "Panorama Plus", vetë Floriana ka pohuar:
"Po, lulet janë për mua, por nuk e di se kush m'i dërgon". Nga ana tjetër, një status i publikuar në Facebook ditën e sotme nga Ersi Ngjela, motra e Tedit, ka hapur vend për të tjera pikëpyetje lidhur me çiftin.
"U bëj thirrje 'pabuksëve': boll hëngrët m.. lart e poshtëë me shpifje! Ju lutem vazhdoni 'zanatin' tuaj të vyer, vazhdoni ëndërroni me presh, vazhdoni me burrat dhe baballarët e të tjerëve, por ju lutem, boll hëngrët m.. me shpifje", ka shkruar Ersi, pa ia adresuar ndokujt fjalët e rënda.
Ndjekësit e saj e kanë perceptuar këtë shpërthim si një sulm ndaj Floriana Garos, por vetë Ersi e kontaktuar nga Bluetooth e mohoi diçka të tillë. "Jo, nuk e kam për Florianën! Nuk i referohem asaj". Ajo është treguar kategorike, teksa refuzon të shpjegojë diçka më shumë për ndarjen e tyre, duke thënë se lajme të tilla nuk i shërbejnë familjes së saj.
E në fakt rrallëherë, për të mos thënë asnjëherë nuk na ka qëlluar të shohim Florianën të afërt me Ersin, siç mund të ishte një marrëdhënie mes ‘kunatash’, aq më tepër në fillimiet e një lidhjeje. Thuhet se ndarja mes çiftit nuk ka qenë aq paqësore sa duket në pamje të parë pasi sipas 'gojëve të liga', shkruan suplementi, Tedi dhe Floriana i kanë dhënë fund marrëdhënies disavjeçare dhe bashkëjetesës pas një krize të madhe që zgjati për disa muaj.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
22/2
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
18.4%
-
Të gabuar
76.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vështirësi ekomomike dhe sfida në punë, çfarë kanë parashikuar yjet për sot
30 Shtator, 07:01
-
VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois
29 Shtator, 22:56
-
Napoli mund pastër Monzën dhe merr kreun e Serie A! Lazio ul me 'këmbë në tokë' Torinon, e mposht 2-3! Roma përmbys Venezian
29 Shtator, 22:46
-
Napoli merr kreun e Serie A, fiton 2-0 kundër Monzës
29 Shtator, 22:41
-
Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit
29 Shtator, 22:19
-
Korçë/ Ekspozitë me ikonat e Diço Zografit, pasqyrojnë lidhjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
29 Shtator, 22:03
-
Ndryshime drastike në tregun e transferimeve, pesë ligat më të mëdha evropiane gjejnë dakordësinë
29 Shtator, 21:54
-
CDC: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori
29 Shtator, 21:52
-
Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD
29 Shtator, 21:29
-
Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në Esencë-Report Tv
29 Shtator, 21:07
-
Renditja/ Tirana fiton pas 138 ditësh, përmbys 2-1 Skënderbeun në kryeqytet! AF Elbasani i falet Lleshit në Ballsh
29 Shtator, 20:56
-
VIDEO/ Berisha ngatërrohet në Këshillin Kombëtar, nuk i ndahet shpirti nga Kuvendi Popullor
29 Shtator, 20:53