Një golfiste 15-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja në një fushë golfi në Tajlandë, teksa aktiviteti sportiv vijonte pavarësisht kushteve të këqija atmosferike. Nga incidenti mbeti i plagosur rëndë edhe një 31-vjeçar.
Adoleshentja, Aeyavarin “Aeya” Pradubyart u godit nga rrufeja dhe ra menjëherë pa ndjenja, pa shenja jetësore. Ekipet e shpëtimit ndërhynë me reanimim kardiopulmonar, duke arritur t’i rikthenin rrahjet e zemrës.
Ajo u transportua fillimisht në një spital aty pranë dhe më pas u transferua në një tjetër për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe kujdesit intensiv gjatë gjithë natës 15-vjeçarja ndërroi jetë.
Lajmin e bëri të ditur nëna e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe një mesazh prekës për të bijën. Ajo tregoi se babai i vajzës po kthehej nga jashtë shtetit për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Aeya ishte një golfiste e re dhe premtuese në Tajlandë. Ajo ishte anëtare e Shoqatës së Golfit për të Rinj të Tajlandës dhe kishte marrë pjesë në disa kompeticione. Në vitin 2026, ajo kishte fituar edhe Kampionatin e Turit Aziatik për të Rinj.
-
Ngushéllime
Përgjigju







Komente
Komento