Luftë e ashpër midis policisë dhe grabitësve të një dyqani argjendarie. Vritet shoferi i marrë peng, një burrë dhe dy banditë.
Katër persona vdiqën pas një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe dy banditëve që kishin grabitur një dyqan bizhuterish.
Të vdekurit janë dy grabitësit, një shofer që banditët e kishin marrë peng dhe një burrë i cili ndodhej në makinën e tij në vendin e ngjarjes.
Dy kriminelët kishin sulmuar një dyqan bizhuterish në Coral Globes, në afërsi të Miami, ku plagosën edhe një punonjës të argjendarisë por ndërhyrja e policisë i detyroi ata të largoheshin.
Gjatë ngjarjes banditët morën peng shoferin e një furgoni dhe u larguan ndërsa në ndjekje të tyre u vunë forcat e policisë të cilat hapën zjarr ndaj tyre.