(Në foto modelja Florida Sala)
Ajo shquhet për linjat e saj e gjithashtu për dëshirën e thyerjes së tabuve duke pozuar shpeshherë topless për blicet e aparateve. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Sala është shprehur se mbështetja e saj kryesore në rrugën e modelimit ka qenë familja e kryesisht nëna e saj, e cila ka ndërruar jetë. Sa i përket dashurisë, Florida shprehet se ka djem shqiptarë mendjehapur, të cilët e pranojnë këtë profesion.
(Në foto modelja Florida Sala)
“Fakti që jam në një marrëdhënie shumë të mirë dhe kam në krahë një person pa komplekse, do të thotë që ka djem mendjehapur si partneri im që mendon se çdo gjë që bëj unë është e bukur nënse me duket mua e bukur”,- është shprehur modelja. E pyetur nëse do të guxonte të pozonte për kopertinën e “Playboy”, 23-vjeçarja ka thënë se do t’i pëlqente shumë një ofertë e tillë.
(Në foto modelja Florida Sala)
“Ideja e të pozuarit për një revistë prestigjioze si “Playboy” më pëlqen shumë. Sigurisht që nëse shuma që do të fitoja nga të pozuarit nudo do të ishte e mirë, do të pranoja të pozoja edhe nudo”,-ka pohuar vajza nga Vlora. Për momentin Florida Sala dëshiron t’i përkushtohet vetëm modelingut si një iniciativë që ajo ka ndërmarrë.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)