Florida/ Striptistja përplas për vdekje 3 adoleshentë, kishte 42 gjoba për drejtimin e makinës në gjendje të dehur

Florida/ Striptistja përplas për vdekje 3 adoleshentë, kishte 42 gjoba për drejtimin e makinës në gjendje të dehur

Një grua 31-vjeçare ka përplasur për vdekje 3 adoleshentë teksa prisnin autobusin e tyre për të shkuar në një ndeshje futbolli.

Aksidenti tragjik ndodhi në Florida, kur gruaja e cila ishte kërcimtare doli nga një klub striptizmi me makinën e saj tip “Fuoristradë”.

Striptistja, Mariam Coulibaly ishte në gjendje të dehur në momentin kur përplasi tre djemtë, Gedeon Desir, 13-vjeç, Lens Desir, 15-vjeç dhe Richecarde Dumay, 17-vjeç.

31-vjeçarja i mbijetoi aksidentit por mësohet se kishte edhe 42 gjoba të tjera për drejtimin e makinës në gjendje të dehur. Ndër to përfshiheshin shtatë incidente duke nisur që nga viti 2008.

"Unë jam e dëshpëruar për gjithçka ka ndodhur. Sapo jam zgjuar nga një shok. Nuk e dija që kisha lënduar njerëz", tha Coulibaly teksa ndodhësh në spital.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje