TIRANE - Analiza e ADN-së, së fëmijës së Florije Peçit, për të ditur se kush është babai i foshnjës ende nuk ka dalë. Këtë gjë e konfirmon Grigor Zoraqi, shefi i laboratorit të gjenetikës, ku edhe po ekzaminohen kampionët e ADN-së të marrë nga foshnja e Florije Peçit.
Ai shpjegon për gazetën “Shqiptarja.com” se ende nuk është bërë profili i babait të mundshëm dhe se për momentin nuk ka asnjë “baba të supozuar” të foshnjës.
“Brenda kësaj jave ne do të kemi gati profilin e ADN-së së foshnjes së Florije Peçit, por për monmentin nuk kemi asnjë “baba të supozuar” të foshnjës, siç e njohim ne në gjuhën tonë, që të mund të krahasojmë profilin e ADN-së së foshnjes me të tijin.
Po sipas shefit të laboratorit, anlizat po bëhet në mënyrë që nëse do të kenë ndonjë të dyshuar, të krahasohen profilet e ADN-së. “Analizat po bëhen, në mënyrë që nëse në të ardhmen hetimet kanë ndonjë të dyshuar, të krahasohet profili i ADN-së dhe për të vërtetuar kështu nëse dyshimet janë të sakta apo jo.
Neve si laborator vetëm kaq na është kërkuar, të ndërtojmë profilin e ADN-së së foshnjes dhe ai do të jetë gati në fund të javës. Por përderisa nuk ka asnjë të dyshuar, rezultati nuk ka shumë rëndësi se kur del”, - na shpjegon gjenetisti Grigor Zoraqi, i cili po ekzaminon kampionet e marra nga vajza e sapolindur si dhe nga vetë Florije Peçi.
Ndërsa sipas Prokurorisë së Tiranës analizat e vajzës së Florijes, rezulton se të dyshuarit për përdhunimin e Florije Peçit ndodhen në Austri.
Po sipas Prokurorisë nga hetimi i deritanishëm përjashton mundësinë që marrëdhënia nga e cila u ngjiz vajza e lindur pak ditë më parë të ketë ndodhur në Shqipëri. Florije Peçi është një prej vajzave të mbijetuara nga tragjedia e Himarës, e cila pas aksidentit u dërgua për një kurim më të specializuar në Austri. Aty ku dyshohet të jetë edhe përdhunuar.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com