Izraeli ka kapur 22 nga 58 anijet e Flotiljes Global Sumud që po drejtohej për në Gaza, duke ndërhyrë pranë Kretës dhe, rrjedhimisht, në ujëra ndërkombëtare. Motorët e anijeve të sekuestruara janë çaktivizuar. Marina izraelite ka ndaluar 175 aktivistë që ndodheshin në bord.
Aktivistët kanë deklaruar se kanë përjetuar “një bastisje të dhunshme”, gjatë së cilës forcat izraelite “kanë nxjerrë sistematikisht jashtë funksioni disa anije.”
Izraeli bën me dije se aktivistët e ndaluar do të lirohen në Greqi “në orët e ardhshme”. Ministri i Jashtëm ka dhënë udhëzime që për të ndaluarit të shfaqen videot e 7 tetorit.
Italia kërkon “lirimin e menjëhershëm të të gjithë qytetarëve italianë të ndaluar ilegalisht, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe garanci për sigurinë fizike të personave”.
Athina akuzon: “Izraeli nuk është konsultuar me ne para sekuestrimit të Flotiljes.” Për Turqinë, veprimi i Izraelit ka qenë një “sulm” që “përbën një akt piraterie”.

Nga Sumud Flotilla vijnë lajme dhe imazhe tronditëse: dy nga pjesëmarrësit në misionin humanitar pranveror që synonte të mbërrinte pranë Gazës dyshohet se janë rrahur nga forcat e Marinës ushtarake izraelite, dhe gazeta Il Fatto Quotidiano (që ka një korrespondent në një prej anijeve) ka publikuar imazhe ku fytyrat e dy aktivistëve kanë pësuar mavijosje e plagë. Versioni izraelit nuk është zyrtar, por në thelb thuhet se disa aktivistë kanë tentuar të kundërshtojnë faktin që izraelitët po merrnin me vete dy aktivistët e vetëm të Flotiljes të arrestuar dhe të transportuar në Izrael: një palestinez-spanjoll, Saif Abu Keshek, dhe një brazilian, Thiago Ávila.
“Pjesëmarrësit e Global Sumud Flotilla sapo i mbijetuan 40 orëve të mizorisë së llogaritur në bordin e një anijeje të marinës së IOF në ujëra greke”, thuhet në një deklaratë të Sumud Flotilla. “Atyre u është mohuar ushqimi dhe uji. Janë detyruar të flenë mbi dysheme që qëllimisht dhe në mënyrë të përsëritur përmbyteshin. Kur forcat ushtarake ndërhynë për të sekuestruar dy pjesëmarrës, Saif Abukeshek dhe Thiago Ávila, ekuipazhi ynë rezistoi në mënyrë paqësore dhe përgjigjja ka qenë dhunë e pastër. Pjesëmarrësit janë goditur me grushte, shkelma dhe janë tërhequr zvarrë në kuvertë me duar të lidhura pas shpine. Ata kanë pësuar thyerje hundësh, çarje brinjësh dhe rrahje të përgjakshme”, përfundon deklarata./Corriere
Komente











Izraeli po verteton qe qeveria atje po ndjek politike te papranuaeshme.
Përgjigju