Fluks automjetesh në Morinë, makinat e tonazhit të rëndë ngecin çdo fundjavë në doganë, ja arsyeja

Në pikën kufitare të Morinës vijon të ketë një fluks të lartë të lëvizjes së automjeteve që vijnë në bregdetin shqiptar dhe më pas rikthehen në Kosovë. Situata e rënduar në këtë pikë kufitare është vërejtur që në orët e para të mëngjesit, ku policia kufitare shqiptare është punuar me procedurë të thjeshtëzuar për të shmangur radhët dhe qëndrimet në doganë.

Një problematikë tjetër në doganën e Morinës vijon të mbetet edhe qarkullimi i automjeteve të mallrave drejt Kosovës. Ata që nuk arrijnë të kalojnë kufirin deri në orën 16.00 të pasdites së të premtes u duhet të qëndrojnë në kufi. Por kjo sjellë radhë kilometrike që arrijnë  deri në afërsi të fshatit Morinë. Qëndrimi i tyre në kufi vjen  për arsye se dogana e Kosovës, në fundjavë nuk punon për përpunimin e automjeteve të tonazhit të rëndë. Bizneset që operojnë në transportin e mallrave u shtohet edhe kostoja e qëndrimit dhe shpenzimeve që kanë mjetet e tyre në doganë, pasi u duhet të presin deri të hënën për të hyrë në Kosovë. 

Ndërsa për sa i përket  Unifikimit të  sistemit doganor mbetet ende një tentative për t’u aplikuar nga qeveritë e dy vendeve. Unifikimi doganor tepër i kërkuar nga bizneset si në Shqipëri dhe Kosovë ,pritej të përfundonte brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Por, mesa duket  transportuesit e mallrave do vijojnë pritjet gjatë fundjavave deri në fund të këtij viti si pikë e parealizuar e marrëveshjes  mes dy qeverive.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan