Fluks automjetesh në Muriqan, turistët: Këtë situatë e hasim vetëm në Shqipëri
Fluksi i automjeteve në Muriqan ka bërë që turistët të presin në rradhë për të dorëzuar dokumentacionin.
Kjo është panorama që të ofrohet sapo ndalesh në pikën e përbashket të kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër. Automjete që presin në radhë për të dorëzuar dokumentacionin.
Pavarësisht se policia e kufirit ne Shkodër ka shtuar kapacitetin në fundjavë, sërish fluksi i automjeteve vijon të ngelet i lartë. Turistët e huaj shprehin shqetësimin për këtë situate, të cilën thonë se nuk e kanë hasur në vende të tjera.
Jam këtu prej gati tre cerek ore, kjo nuk është normale, kjo nuk është europë, atje nuk ka kufij, kjo nuk është europa.
Turist
Jam ketu prej cerek ore, nuk e di nëse është normale, është hera e dytë që kaloj këtu, nuk di të them nëse kjo është normale. Në vende të tjera nuk ndodh e njëjta gjë, vetëm në vendet e ballkanit më duket se përballen me këtë situatë.
Turist
Jam këtu prej 20 minutash, është e vështirë, por nuk është problem. Jemi nga Rumania, nga Ukraina, dhe Ishujt e Islandës. Nuk e kam parë këtë më parë, më duket se kjo ndodh vetëm në Shqipëri, por s’ka problem besoj do të mbijetojmë edhe duke pritur…
Turist
Për drejtuesit e policisë kufitare, kjo situatë është parashikuar kryesisht gjatë fundjavave, ku shqiptarë dhe të huaj, preferojnë këtë pikë të kalimit kufitar për t’iu drejtuar Malit të Zi. Ndërkohë, Policia Kufitare, është në gjendje gatishmërie për të përballuar fluksin e udhëtarëve.
Në Muriqan po punohet me kapacitet të plotë me 8 sportele, bazuar edhe në udhëzimin e ministrit Xhafaj, për rritjen e kontrolleve ndaj të gjithë udhëtarëve, të cilët mund të përdorin kufirin me Malin e Zi, si pikë tranzit për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm që i drejtohen vendeve të Bashkimit Europian për të kërkuar azil.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tentoi të kalonte kufirin me kanabis në makinë, arrestohet në Muriqan 35-vjeçari nga Kosova
16 Dhjetor 2024, 13:53
-
Kapet 30 vjeçari nga Mali i Zi në Muriqan! Do ekstradohet në Francë pasi akuzohet për përdhunim dhe kryerje marrëdhenie seksuale me të mitur
29 Nëntor 2024, 11:45
-
Shkodër-Mali i Zi, sekuestrohen mbi 2 mln euro cash brenda katër ditëve, dyshohet se vijnë nga aktivitetet e paligjshme! 3 persona në pranga (RASTET)
21 Nëntor 2024, 15:17
-
Do kalonin 331 mijë euro të padeklaruara në Muriqan, arrestohet 36-vjeçari, në hetim një tjetër! I kishin fshehur në tavanin dhe bagazhin e makinës (EMRI)
18 Nëntor 2024, 15:29
-
680 mijë euro po hynin në Shqipëri të fshehura në dyert e makinës, arrestohet në Muriqan 51-vjeçari! Furgoni hyri nga Mali i Zi (EMRI + VIDEO)
15 Nëntor 2024, 11:47
-
Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri (FOTO)
29 Shtator 2024, 19:21
-
VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren
1 Shtator 2024, 20:06
-
Muriqan/ Tentuan të dilnin nga Shqipëria me lëndë narkotike! Në pranga 3 persona nga Kosova
26 Gusht 2024, 11:20
-
Muriqan/ Po udhëtonte drejt Malit të Zi me hashash në makinë, nën akuzë 25-vjeçarja kosovare
25 Gusht 2024, 12:42
-
Aksident në Shkodër - Muriqan, 17 vjeçari me motor përplaset me makinë, dërgohet në spital
26 Korrik 2024, 18:18
-
Flukset në pikat e kalimit kufitar, drejtori i Doganave Gazheli në terren! Inspektim në Muriqan, 17 mijë qytetarë kaluan në 24 orë
20 Korrik 2024, 17:34
-
Tentuan të dilnin nga Shqipëria me doza kanabisi, arrestohet në Muriqan kosovari dhe shkupjani
11 Korrik 2024, 10:17